AKUZA E SOKRATIT – “BINOM SHPIRTI” (INTERPRETIMI I SHKELQYER I AKTORIT VLONJAT ILIRJAN ALI) EDITORIAL

0

 

NGA:RUDINA MERKURI

 

Duke udhetuar ne antikitet futesh ne ate manual, ne apoteuzen ku logjika dhe akuza vjen si simbioz dhe ne ditet e sotme. Diferencimi koherent mbi ecjaket dhe mendimet reale te asaj kohe gjejne shtegun dhe variazojne ne ditet aktuale. I gjithe ky sfond shpaloset dhe shfaqet madherishem ne monodramen “Akuza e Sokratit”, interpretuar mjeshterisht nga aktori i mirenjohur vlonjat Ilirjan Ali.

Vlen per te theksuar mjeshteria e aktorit, pikat e referimit ku ai mbeshtetet, nocionet mbi brendine e personazhit si dhe interpretimi plot ngjyra nen kompozimin e miteve dhe antikitetit. Magjia e amplitudes qe ai percjell vjen si rregullator shpirt-aktrim, ku gjenden pika ndalimi plot ngjyra ku shikuesi e ndjen veten te zhytur ne antikitet.

 

E gjithe kjo ide vjen si nje kod ku aktori mundohet ta percjell me sallen. Çdo mendim, plasticitet mjeshteri jep bukurine e strehimit brilant, ku çdo frymarje, sherben si çeles, si thember Akili per te mbushur copat e drites, rrjedhen e diteve pa emer ne emer te rrugeve ku buzeqesh jeta.

Portreti qe aktori nderton paraqitet si cipe najloni e piketuar ku fjalet te shtangin, vallezojne, akuzojne duke krijuar nje binom shpirti, ku melodia dhe fjala nxjerrin frymarje pauze, duartrokitje, epidurale te se bukures ku paralelisht ky oaz magjie zgjon emocione kreative, dyer gjenish, tabela vizionale ku aktori kap mirazhin vaksinues ne rrjedhen e fjales, ne redaktimin aktor-personazh, duke krijuar logjiken art i praruar. Magji te tilla sherbejne si impuls pozitiv per gjallerimin e artit ne qytetin e Vlores. Urime Ilirjan Ali!

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here