Suela Konjari u lind në Tiranë më 4 nëntor 1963. Aktore e skenës dhe ekranit. Ajo eshte rritur ne nje familje artistesh, babai i saj ka qene balerin ne Teatrin e Operas dhe Baletit. Mbaron me sukses gjimnazin “Partizani” ne Tirane dhe konkuron me pas per ne Akademine e Arteve duke fituar te drejten si studente per aktrim, studimet te cilat i kryen ne vitin 1987.
Ishte ne moshen 23 vjece kur u shfaq per here te pare ne ekranin e nje filmi, tek “Kur hapen dyert e jetes” ne rolin e nje mesuese te gjuheve te huaja. Me pas ne tre vitet ne vazhdim spektatori do e shikoje ate ne filmat “Zëvendësi i grave (1987), Xhuli; “Flutura në kabinën time” (1988), si njera nga mesueset e fshatit; “Lumi që nuk shteron” (1989) ne rolin e nje partizaneje qe sakrifikon vetveten ne mbrojtjen e nje femije te mitur.
Ne skenen e Teatrit Kombetar eshte ngjitur ne fillim te viteve `90-te, me rolin e Nores tek “Nata me Hene” (1992) te Ismail Kadarese dhe rregji te Edmond Budines. Per tu permendur teatrot dhe komedite “8 persona plus” (1994); “Pleshti ne vesh”; “Gjashte personazhe kekojne autore”; “Ne te gjithe kendonim Margariten”; “Harvey . Me pas vazhdon ne komedi te tjera si ne vitin 1999 tek “Po vjen ai”; dhe ne vitet 2000 nje seri telekomedish si : “Trapi i vjetër” (2005); “Dua nje genjeshtar”; “Para nga qielli” (2009) etj.
Roli i fundit qe e ngjiti ne skenen e teatrit pas nje pauze ka qene ne vitin 2011 ne “Madame Pache”. Pasion i saj eshte gjithashtu edhe qepja, pra stiliste, te krijoje me shije veshje te ndryshme. Ne jeten e saj vitet 2010-2012 kane qene te veshtira per zonjen Konjari qe ka humbur dy njerez te dashur te familjes, motren dhe babain e saj. Ka qene per nje dekade bashkeshortja e njerit nga rregjizoret e mirenjohur te Kinematografise, zotit Fatmir Koci, ku sebashku gezojne nje vajze, Krisin.
Roli i fundit i Sueles eshte ne “Sfida” me metrazh të mesëm me skenar dhe regji të Lulzim Sulës ku luan me aktorët e njohur Birçe Hasko dhe Bujar Asqeriu. “Sfida” vjen si një produksion i ri nga “Production Cinemania” me producent Skënder Jaçe.
Filmi trajton një temë të ditës dhe ka në qendër të vëmendjes njeriun e thjeshtë. Një grua, e cila ka ngritur një fasoneri me kurajë të madhe, duke u përballur me konkurrencën dhe një treg të vështirë në këtë fushë, qiraja e lokalit, siguracionet, rrogat e grave të punësuara etj. Kur tregu për shitjen bëhet i vështirë, e sjellin atë në pozita të vështira falimentimi. Por në jetë ka të papritura, dikush i afrohet për ndihmë, ngjarjet rrokullisen në situata të reja dramatike.