
Pranvera Veizi është një ndër aktoret që pikasi në vitet ‘80, në sajë të lirshmërisë e origjinalitetit.
Kur ishte në kulmin e karrierës së saj, bashkë me bashkëshortin kompozitorin e njohur Valentin Veizi, dyshja emigroi në SHBA për një jetë më të mirë.
Aktorja iu përkushtua rritjes së fëmijëve shumë larg Shqipërisë. Por një dritare u hap për të pas shumë vitesh.
Filmi “I love Tropoja” në produksionin e Ermal Mamaqit, solli në ekran pas shumë vitesh aktoren Pranvera Veizi.
Ndërkohë për brezin që e njeh aktoren Veizi, nostalgjia ishte e madhe dhe me siguri kthimi i saj në skenë ka gëzuar pa masë simpatizantët e saj.