Natasha Andoni (1955). Aktore. Lindi ne Gramsh, me 1 shkurt. Kreu liceun artistik “Jordan Misja” per teoritike muzike, me 1974, dhe me vone Institutin e Larte te Arteve per aktore, me 1978. Pas mbarimit te studimeve punoi si aktore ne teatrin “Bylis”* te Fierit per tre vjet dhe nga viti 1983 e ne vazhdim ne teatrin “A. Z. Çajupi” te Korces*.
Loja e saj pershkohet nga nje ndjeshmeri qe vjen e imponohet gradualisht saje temperamentit dhe diksionit te qarte, sikunder terhiqet natyrshem nga energjia dhe ritmi, duke parapelqyer tensionimin e marredhenieve me partneret.
Nga roll i Lizetes ne dramen Dy krisma ne Paris te Pellumb Kulles* dhe Sherri Mites*, N. Andoni pesoi nje rritje me rolin e sherbetores te Volpone e Ben Xhonsonit, me tutje me ate te nenes te Denoncimi e Ruzhdi Pulahes*, per te thyer perfundimisht formatin aktorial duke njemendesuar tashme disa figura te veshtira komike sikurse qe ajo e Dorines te Koprraci e Molierit, me te cilen i dha hov e pasion nje veprimi te vrullshem, jo vetem fizik e plastik, por edhe social, duke e gjalleruar bartjen shpirterore qe vjen prej saj, si dhe fjalen moleriane, pergjithesisht.
Nje tjeter figure interesante ishte nena ne komedine Kohe pa emer e Ruzhdi Pulahes (2004), ku gershetoi me hir komiken dhe elementin e burleskes, nga njera ane me dramatiken qe vinte nga gjendja dhe instinkti i ngulur i frikes dhe i tjetersimit gjate viteve te diktatures, nga ana tjeter. Me rolin e Steles ne komedine Ju ftojme ne dasmen e babait te Petrit Kocibellit fitoi cmimin e Pare ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni, 2008.