Mimika Luca (1937). Aktore. Lindi ne Gjirokaster, me 24 dhjetor. Fillimisht ishte kercimtare (1951-62), pastsj filloi pune si aktore ne Teatrin Popullor *deri me 1977, kur shkoi si pedagoge e aktrimit ne Institutin e Larte te Arteve*. U martua me aktorin e mirenjohur te skenes dhe ekranit ,Ndreke Luca*.
Interpretoi shume role, me se shumti figura vajzash e grash qe pesonin fatkeqesi ne dashuri, ne marredheniet bashkeshortore ne familje etj., si ne shfaqja Banoret e pallatit nr 6, Studentja e vitit te fundit, Fytyra e dyte, Drita, Komunistet etj.
Prirje drejt nje aktrimi me ngjyrime mallengjyese, me tone te pervuajtura, ankuese, te cilat krijonin nje sfond te deshirueshem emocional. Ne vitin 1977, ndryshe nga modeli i saj i parapelqyer, interpretoi me nerv dhe pasion rolin me te arrire te saj, Lajen ne dramen Lulet e sheges te K. Jakoves, rol te cilin e perseriti ne filmin Kur hidheshin themelet.
Ajo dha nje grua te forte, ngulmuese, brenda mitit politik te heroines se pranuar shoqerisht dhe frymezuese, por sidoqofte, te vertete, me nje sjellje realiste. Shkroi edhe disa drama; pati jete skenike nder to drama Drita (1968).
Ka luajtur 12 role ne filma te ndryshem artistike, gjithmone e parapelqyer ne formatin e saj te nenes apo gruas se mire, te shqetesuara, ngushelluese, shpesh ankuese, si ne filmat: Kryengritje ne pallat (nena), Ne shtepine tone (Flora), Nxenesit e klases sime (drejtoresha), Shoku yne Tili (Violeta), Perralle nga e kaluara (nena) etj.