Aktorja Marta Burda (1926-1995)

0

Marta Burda (1926-1995). Aktore. Lindi ne Korce. Ishte bije e fotografit te njohur Vani Burda. M. Burda qe nga aktoret themeluese te Teatrit te Shtetit*, me 1945. Luajti aty ne disa drama si Per ata qe jane ne det, Procesi i Lajpcigut, Borgjezi fisnik etj.

Ne vitin 1953, shkoi ne teatrin “Aleksander Moisiu” te Durresit*, duke qene nder aktoret e para profesionite te ketij teatri. Ne skenen e tij ka misheruar shume figura artistike, kryesisht role grash e nenash te dhimbsura, te buta, shpirtbardha, por edhe ankuese,te shqetesuara, me nje dashuri te thelle e te heshtur per bijte e tyre ne hall, si ne shfaqjet Mbreti Lir, Pulebardha, Mulliri i Koste Bardhit, Kartela e verdhe, Njerez mbi shkemb, Mire se erdhe Elona, Dorina etj.

Ky lloj tipi erdhi duke u perkryer ne aktrimin e saj te ngrohte, i pasuruar edhe me prurje te tjera kryesisht me figura grash te paqme, me dinjitet, qendrestare, qe durojne dhimbje e gjema, perndryshe “nena hallemedha”. Keto u rishfaqen me pas edhe ne mbi 16 role te tjere si motra ne kinematografi, qe kishin pak fjale, por qene te personalizuara, ku vecohen ato ne filmat: Zani partizani, Balonat, Dorina, Ne shtepine tone, Agimet e stines se madhe, Fillim i veshtire, Zevendesi i grave etj. M. Burda mbante titullin Artiste e merituar.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here