Aktorja Liri Lushi

0

 

 

Liri Lushi është aktore shqiptare e lindur në Tiranë, Shqipëri ne 1954. Është diplomuar në Akademinë e Arteve të Bukura, Tiranë dega e Aktrimit. Karrierën artistike e filloi në moshën trembëdhjetë vjeçare kur fitoi çmimin e parë si interpretuesja më e mirë me monologun: “Tregim për katër kufitarët” nga Ferat Cakaj. Trofeun e dytë ja solli Festivali i 9-të në RTSH këtë herë si këngëtare.

Më pas erdhën rolet e para në film dhe teatër. Roli i Shote Galicës tek drama “Gërsheti i luftërave”, i interpretuar me mjeshtëri të lartë artistike e bëri atë të njohur tek shqiptarët kudo në botë.

Jeta e saj artistike në skenën e teatrit “ Aleksandër Moisiu”, Durrës është e mbushur me role dhe krye role gjithmonë të duartrokitura. Në vitin 2000, Liri Lushi largohet nga vendi i saj dhe vendoset me familjen në Cyrih të Zvicrës. Nuk shkëputet në asnjë moment nga profesioni i saj si aktore.

Pasioni dhe puna e përkushtuar i sjell role të reja në filma të produksionit zviceran; “Strähl” nga Dschoint Ventschr AG, Zürich, “Dilemma” nga Silvia Film Production AG, Zürich, “Ditë e natë” nga Chris Niemeyer, Schweizer Fernsehen.

Prej marsit 2004, Liri Lushi është drejtor artistik i Studios për Teatër dhe Film të krijuar nga ajo vetë me emrin e aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu”.

 

Filmografia: 

“Thirrja” – (1976), Mara; “Zonja nga qyteti” – (1976), Shpresa; “Gjyshi partizan” – (1978), Ermira; “Dorina” – (1979), Dorina; “Mysafiri” – (1979), Arta; “Rruga e lirise” – (1982), Dila; “Kush eshte vrasesi” – (1989); “Ketu ben ftohte” – (1993), Nena; “Valsi i ngrire ne Prishtine” – (1999), Gazetarja; “Brezi” – (2000), Motra; “Dilema” – (2002), Gruaja; “Strahl” – (2004), Nena e Bekos; “Dite e nate” – (2008), Danjela Vrdoljak.

 

Teater: 1977 – Prometeu i lidhur (Regjisor Pirro Mani) – Roli – Hera; 1977 – Kush hidheshin themelet ( Regjisor Vangjush Furrxhi ) Roli – Laja; 1978 – Të isha njëzet vjeç ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli – Centralistja; 1978 – Gërsheti i luftrave ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Shote Galica; 1979 – Dorina (Regjisor: Kadri Pirro) – Roli – Dorina; 1981 – Netë tragjike amerikane ( Regjisor: Spiro Urumi) Roli – Enxhi; 1985 – Serafina Topia ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli – Serafina Topia; 1986 – Shi në plazh ( Regjisor: Haxhi Rama) Roli –; 1987 – Telefon në mesnatë ( Regjisor: Kadri Pirro) Roli –; 1987 – Mariana Pineda (Regjisor: Drita Agolli) – Roli – Mariana Pineda; 1989 – Monserati ( Regjisor: Foto Vogli) – Roli – Nëna; 1991 – Rikardi i tretë – ( Regjisor: Agim Qirjaqi) – Roli – Lady Anna;

1993 – Vdekja e një mbretëreshe ( Regjisor: Foto Vogli, Ludmill Çakalli) Roli – Mbretëresha Teuta; 1995 – Ishulli i çmendur ( Regjisor: Gëzim Kame) – Roli – Kurtizanja; 1995 – Tre burra kërkojnë një grua (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Aktorja; 1996 – Mirandolina (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli Mirandolina; 1997 – Kolltuku (Regjisor: Haxhi Rama) – Roli – Moderatorja; 1997 – Këngë dashurie me korba ( Regjisor: Bashkim Hoxha) – Roli Zana; 1998 – Kosova djep Lirie (Skenari dhe regjia: Agim Doçi, Alqi Boshnjaku); 2000 – Shtëpia e kukullës ( Regjisor: Liri Lushi) – Roli – Nora; 2008 – Elegji për Teutën ( R.Qosja, M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) Roli – Teuta; 2008 – Bakantet e Euripidit (Versioni i Roul Schrott) Roli – Agave.

Regji: 2000 Brezi (Naim Kelmendi) – Regjia: Liri Lushi; 2004 –Pleshti (Dritëro Agolli) – Regjia: Liri Lushi; 2005 – Flaka e Janarit (Libreti dhe regjia: Liri Lushi); 2005 – Planeti Moisi (Bardhyl Kosova) – Regjia: Liri Lushi; 2005 – Don Zhuani (Molier) – Regjia: Liri Lushi; 2006 – Monserati (Emanuel Robles) – Regjia Liri Lushi; 2008 – Elegji për Teutën (R.Qosja,M.Kuteli,L.Poradeci,Folku shqiptar) – Regjia – Liri Lushi; 2008 – Bakantet ( Euripidi ) – Regjia Liri Lushi.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here