Aktorja Liliana Kumbaro Ristani (1960)

0

Liliana Kumbaro Ristani ka lindur ne qytetin e Gjirokastres ne 10.07.1960. Studimet e larta i ka kryer prane Institutit te Larte te Arteve ne degen aktrim,te cilen e ka perfunduar ne vitin 1982. Ne gusht te ketij viti ajo do te emerohej prane Teatrit Profesionist te Gjirokastres “Zihni Sako”ku edhe sot vazhdon te ushtroje profesionin e saj dhe duke qene pjese ne te gjithe reporterin e ketij institucioni, ku numeron mbi 50 premiera mes se cilave gati 30 prej tyre ne role kryesore.

Krahas dramave e komedive, ne teater jane vendosur edhe pjese per femije te cilat kane rezultuar teper te suksesshme si: Pertacia, Shenjat e pikesimit, Keci mburraveci, Endrra e cuditshme e Vasilit etj, shfaqe keto te cilat jane vendosur edhe ne gjuhen greke per femijet e Pireut, Janines e Selanikut. Krahas roleve te shumta prane teatrit “Zihni Sako” aktorja e njohur Liliana Ristani ka realizuar dhe libretin per pjeset: Amita zgjoi varietene, Ja ku jemi, Pellumbeshat e paqes, Me dhe pa Migjenin.

Ristani eshte aktivizuar njeherazi edhe si prezantuese e aktiviteteve dhe eventeve te ndryshem kulturor brenda dhe jashte vendit tone, ndersa ka marre pjese edhe ne realizmet kinematografike ne rolin e doktoreshe Lina ne filmin “Dritat e Qytezes” dhe nje rol episodik ne “Ballkan Pazar”. Kontributi saj do te vijonte edhe me mbeshtetjen dhe bashkepunimin me studentet e Universitetit “Eqrem Çabej” ne te 6-ta realizmet e kryera.

Per meritat, obligimin dhe kontributitn e saj, Bashkia Gjirokaster e ka vleresuar me “Mirenjohja e Qytetit”,Keshilli Qarkut me “Mirenjohje”, si dhe me po te njejtin vleresim edhe nga SHKA Karshiaka, ne Shkup te Maqedonise. Ne vitin 1996 me dramen “Lavirja e denje per respekt” ishte konkurente ne Takimin Kombetar te Teatrove ndersa eshte vleresuar me cmimin e trete ne Takimin Kombetar te Humorit, zhvilluar ne Vlore ne vitin 2006.

Ne aktivizimin e saj permenden realizime te shumta si: Fundi i botes- Lenuca; Aeroporti-Gruaja; Kerkoj shtepine time-Shega; Kjo nuk duhet harruar- Marjeta; Dashuri e vertete- Lindita; Erashka- Zonja Getrude; Per pak toke dhe per nje grua- Zonja e dyte; Filistinet e vegjel-Beti; Nuk paguaj, nuk paguaj-Maria; Lavirja e denje per respekt- Lizi; Jashte deres-Zonja Karmer; E fejuara- Andronaqi; Perballe vetes-Vera; Beri mire qe vdiq- Gruaja me te zeza; Mbroj te verteten- Ariana; Qyteti i akuzuar- Mesuesja;

Nje dru i shtrember-Urani; Ushtari mburracak- Akroteleucia; Koka e tjetrit- Zhuljeta; Pranvere e vonuar- Kaltrina; Kalores ne kohe- Shpresa; Bertet hajduti- Lina; Endrra e cuditshme e Vasili-Parurkjerja; Filomena Marturano- Filomena; Dy krime e gjysme dhe nje bulldog- Polet Fevdo; Nuk ka te ngopur- Beil; Shtepia me dy porta- Shega; Surpriza-Vildani; Pas vdekjes-Lulushe; Genjeshter per genjeshter-Nena; Jo te gjithe hajdutet vine per keq-Zhulia; Eh,c’te ben paraja-Xhin Perkins; Zi e me zi-Gala; Nje krevat per tre-Nina.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here