Mirjana Deti (1952). Aktore. Lindi ne Korce ,me 7 janar .Kreu Institutin e Larte te Artteve *, dega e drames me 1973, duke mbrojtur diplomen me rolin e Rites ne dramen Mosha e bardhe e Dritero Agollit*, regjisor Mihal Luarasi. Punoi ne teatrin ‘’A.Z.Cajupi ‘’te Korces *mbi 27 vjet (1973-1999), kohe kur erdhi ne Tirane, e martuar me shkrimtarin Teodor Laco*.
Ka luajtur ne skene mbi 100 role, te shumtit role protagoniste dhe kryesore, si Eliza te Koprraci (1978) dhe Elmira te Tartufi (1983) te Molierit ,Eni tek Ishin te gjithe bijte e mi e A.Milerit (1987 ), Amalia te Do vish i penduar e T. Lacos (1989), Sofia te Jovan Bregu refugjat e Adelina Balashit, Xhesika te Me duar te ndyra e Zh. P.Sartrit (1991), Bennett e Perbindeshi e Agata Kristit (1998), Polina te Pulebardha e A.P. Cehov (2004). Po ashtu ka luajtur ne filmat: Ne fillim te veres (gruaja italiane ,1975), Parrullat (Mira, 2002), Syri magjik (Eleonora, 2005).
M.Deti ka qene aktorja e parapelqyer ne Teatrin e Korces duke interpretuar vajza dhe gra te dashuruara, qe deshmonin brenga ,vramendje dhe gjendje here te forta e dramatike, here te trishta e lirike. Aktrimi i saj bie ne sy per nje ndenje te ngrohte dhe tone psikologjike qe, jo rralle here kalojne natyrshem drejt gjendjeve te pikelluara, deshperimeve mbytese dhe thekseve vajtues melodramatike, ku behet e dukshme nje dhimbje e shprehur enkas, depresioni psikik ,lengata e ardhur nga fyerja dhe poshterimi ,apo gjakimi per te identifikuar ne menyren dramatike personalitetin e neperkembur te gruas, sikunder eshte vene re ne figura te tilla,si: Desdemona tek Otello e Shekspirit (1981), Rina te Keneta e F.Gjates (1986), Alla tek Integril e V.Kunin (1995), Ana Maria Monti te Qyteti i fundit ,sipas romanit te Petro Markos *(1992)etj.
Te kjo e fundit frymoi nje shpirt te menduar permes fluksesh poetike ,lirike e te trishta ,qe e benin prekese lojen e saj ,gjegjesisht nje relievi njerezor te besueshem dhe nje situate te brishte melankolie kapitese, por te perligjur artistikisht. Keto cilesi, ne role te caktuara per te krijuar ndjesi poetike, si dhe per te nxjerre ne pah dhe theksuar ngjyrimet romantike pjesen e bute dhe delikate te tyre.