Aktorja korçare Klaudeta Riza

0

 

 

Klaudeta, Riza (1949). Aktore. Lindi ne Korçe, me 2 qershor. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve *, dega e drames, me 1972. Po kete vit filloi pune si aktore ne teatrin “A.Z.Çajupi ”*te Korçes, ku vijon edhe sot. Eshte martuar me aktorin Petrika Riza *.

Spikati ne disa role grash me vullnet te forte, si nene Havaja te drama Te pamposhturit (1972) e Minush Jeros*, apo ne misherimin e disa tipave e karaktereve me natyra te kunderta, here gra te mencura e te matura e here gra llafazane e nervoze, si Frosina te Koprraci e Molierit ,Gazepe te Martesa, Lucia tek Interesi i pergjithshem, nena te Denoncimi e Ruzhdi Pulahes *, nena te Zgjohu Vasil, Zhuljeta te Koka e tjetrit, Dhespina te Pazari etj.

Me vone, perpos personazheve me mbartje dramatike e tragjike, ajo e kerkoi veten edhe ne gjedhet e komikes duke realizuar me sukses figura interesante ne teatrin e estrades, si profesorja te Bosi i shqiptarit, gruaja te Leter nga larg, komshia te Shpikesit; po ashtu role te shumta ne Teatrin e Kukullave.

Ne figurat e viteve te fundit dallohet vecanerisht ajo e Kristines ne komedine Zonjusha 39 vjece e Saqellarisit dhe roli i nenes ne komedine Kohe pa emer e R.Pulahes *(2003), me te cilin fitoi edhe cmimin si ‘’Aktorja me e mire femer’’ ne Festivalin ‘’Ballkan‘’(2005) dhe ‘’Flaka e Janarit‘’, 2003, ne Gjilan, Kosove. Ka nje ze te plote, fjale te qarte, temperament, pershtatshmeri te mire temporitmike ne marredheniet me partneret, sikunder edhe nje sens humori qe pershfaqet lirisht, pa perdhune gjate aktrimit.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here