Aktorja feston në skenë ditëlindjen dhe 41 vite karrierë

0

Për Shegushe Bebetin, ditëlindja e 61 rezulton ndër më të bukurat. Për 41 vite ajo ka jetësuar personazhe të dashur për fëmijët. Ndërsa, kësaj here fëmijët i uruan ditën e lindjes. Tashmë kjo skenë është dashuri pa kushte për të. Personazhet e realizuar prej saj janë të shumta dhe teksa shtegtojmë në ambientin e saj më të dashur Teatrin e Kukullave ajo rrëfen disa prej tyre.

Megjithëse e ka të vështirë të ndaj rolet, njëri është më i veçanti, Pinoku, i cili e kas shoqëruar për 25 vite. Shegushe Bebetit i kanë mbetur edhe pak vite në skenë. Ajo ndihet shpresëplotë për të rinjtë.

Ndërkohë që së shpejti do të nisë edhe festivali ndërkombëtar i kukullave, ku Shegushe Bebeti është drejtore artistike dhe e cilëson si shans i mire për t’u njohur me tendencat më të fundit bashkëkohore në botë.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here