
Aktorja e njohur e ekranit shqiptar Ermira Gjata e ftuar në emisionin “Rudina” ka folur për karrierën e saj, për bashkëshortin dhe vajzën e saj Zhaku.
Ermira është përlotur në skenë teksa ka folur për bashkëshortin e saj regjisor i cili për vite të tëra ka punuar në TVSH, Leonard Gjata. Prej kohësh për të nuk flitet në media, por ka lënë pas vepra të mëdha artistike.
Përveçse për bashkëshortin aktorja ka folur dhe për vajzën e saj Zhaku të vetëquajtur “kotele”. Madje ajo citoi dhe një frazë që e përdor Zhaku, “Prindërit më quajtën lule unë u vetëquaja bishë”.
“Zhaku është aktore e mirë dhe regjisore e mirë. Ajo ka 7 vite që jeton në Gjermani është martuar me një muzikant. Vjen herë pas here në Shqipëri. Zhaku punon në një agjenci emigracioni si anglishfolëse”,-tha e ëma e saj, aktorja e madhe shqiptare Ermira Gjata.