Aktorja Elida Janushi (1953)

0

 

 

Elida Janushi (Topciu) (1953). Aktore. Lindi ne Devoll, me 1 gusht. Pas mbarimit te Institutit te Larte te Arteve, dega e drames, filloi pune si aktore ne Teatrin Popullor*. Qysh studente luajti rolin kryesor ne filmin Brazdat (1973). Ne teater ka luajtur role kryesisht te shkalles se dyte, por here-here edhe role kryesore.

Figure qe e nguli ne kujtesen e spektatorit dhe e beri popullore ishte ajo e gruas se Jovan Bregut te komedia Pallati 176 e Adelina Balashit, duke frymuar tipin e nje gruaje te urte, pranuese, me tone ankuese, qe fshihte ne vetvete nje shpirt te bute, fisnikeri dhe miresi. Po kete rol e perseriti ne komedine vijuese simoter Cmendina, te shkruar nga Ilir Bezhani.

Nje rol tjeter cilesor i E. Janushit ishte ai i mesueses ne filmin Shoku yne Tili (1981). Ajo ben nje loje realiste, poa sforcime, e prirur drejt te thjeshtes, marredhenieve bisedore, por, ne raste te caktuara nderkall ne interpretim edhe tone dramatike e me patos..

FILMAT: Brazdat 1973; Shoku yne tili 1981; Enderr per nje karrige 1984; Shoke te nje skuadre 1984; Bote e padukshme 1987; Tela per violine 1987; Stola ne park 1988; Inxhinieri i minierave ‘ 90; L’America 1994.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here