
Sanie Hoti lindi në vitin 1955 Në vitin 1971 – 1975 kryen shkollën e Mesme Profesionale e Kultures “Dega Dramë “ në Tiranë.

Nga viti 1975 – 1978 përfundon Studimet në Institutin e Lartë të Arteve (Universiteti i Arteve ) Tiranë. Në vitin 1978 emërohet si Aktore pranë Teatrit “Aleksandër Moisiu” dhe nga viti 2000 edhe Regjisore e Teatrit të Fëmijëve ( Kukullave ), pranë këtij teatri.

Gjatë kësaj periudhe aktorja Hoti angazhohet në pothuajse të gjitha produksionet teatrale që janë vënë në skenë, ku spikat në një sërë rolesh si : Partizania tek NUSJA E HUMBËTIRËS, sekretarja tek TELEFON NË MESNATË, Fqinja tek BABAI, e Burgosura tek NEMESIS, Vajtoca tek HOTEL BALLKAN, Margarita tek NUK PAGUAJMË!!, Rozalia tek TË JESH NËNË, Ogudallova tek VAJZA PA PRIKË, Bihania tek DY VELLEZER E GJYSËM, Gjyqtaria tek TË GJITHË KËNDONIM MARGARITEN, monologu i Nënës tek TË GJITHA KEMI NJË HISTORI, Marta Owen tek ANA KRISTI, Eleonora tek TANGO, Ruzhdia tek UDHËTIMI PA VIZË I NJË ALIENI, Pamela tek SEANCË E JASHTËZAKONSHME NË PARLAMENT; Anxhelin Marku tek 3 GRA, 3 DIVORCE, 1 SHTËPI; Adhamudhi tek PAS VDEKJES; Berta tek STUARDESAT; Dashenjka tek MARTESA, Mamaja tek BINJAKËT, shërbyesja tek ARLEKINI, SHËRBËTOR I DY ZOTËRINJVE, etj.,etj.
