Aishe Stari (1940). Aktore. Lindi ne Durres, me 21 maj. Kreu studimet e larta ne Institutin e Larte te arteve*, dega e drames, ne vitet 1960-1964. Filloi pune ne Estraden Profesioniste te Durresit* duke u bere nje nga aktoret me simpatike te kesaj trupe si dhe ne mbare vendin. Luajti mjaft role ne zhanre e lloje te ndryshme te teatrit te estrades si ne komedi, skece, monologe, dialoge, pantomime, kuplete e parodi.
Kishte role kryesore ne shfaqjet e njohura te estrades, si: Kutia magjike (1965), e pergatitur per femije, Fleterrufe (1966), Kalitja (1967), Vetjaket dhe Zjarr mbi thashethemet! (1970); Kush e ka radhen? (1971), Rruge te mbare, shoku Xhemil (1975), Kerkohet nje dhender dhe Komedi muzikore (1978), Kujtime te paharruara, Shikoje veten ne pasqyre dhe Ne studion e televizionit (1979), Shih e shkruaj (1984), Mirmengjes! (1986), komedia Mashtruesi; Pas viteve ’90 pati nje terheqje dhe u aktivizua me pak.
Sidoqofte, rivjen ne skene me Alo Estrada (1996), DVD 06 (2006), ndersa ne dramen Tango te Slavomir Mrozhekut (2008) portretizon me mjete sarkastike personazhin e Eugjenias. Hijeshia skenike, lirshmeria, plasticiteti i levizjes, forca imituese, nuri dhe bukuria, dhuntite per te shembellyer tipa e karaktere te larmishme nga shtresat e gjera popullore ishin disa nga cilesite e shprehura aktoriale te saj.
Ne larushine e figurave komike qe krijoi ne mbi 40 vjet karriere te suksesshme perfshiheshin rendom tipa grash llafazane, fshatare disi te vrazhda e te trasha qe ndjekin interesin e tyre te ngushte, sikunder edhe figura te moshuarash e plakash te mencura, ngacmuese e shpotitese, vajza te llastuara, zyrtare te rrepta, militante partiake etj.
A. Stari ka mbajtur per nje kohe te gjate edhe emisionin radiofonik te perrallave per femije, si interpretuese kryesore, ku spikati talenti i saj i vecante per te krijuar nepermjet imitimit nje galeri personazhezh nga bota e animuar e kafsheve apo tip ate llojllojshem: ne profesione, ne mosha, ne sekse, ne te folmet e ndryshme krahinore.
Pervec skenes se estrades, te teatrit dhe emisioneve te radios e televizionit ajo ka luajtur edhe ne kinematografi, me disa role te vogla si ne filmat Udhetim ne pranvere, Fijet qe priten, Fundi i marrezize, Dashuri me krismat etj. Mban titullin “Artiste e merituar”