Aktorja dhe regjisorja Eni Jani (1978)

0

 

 

Eni Jani është një ndër aktoret dhe regjisoret më të njohura shqiptare. Shumë nga ju e mbajnë mend nga koha kur u transmetua telenovela e parë shqiptare ‘Njerëz dhe fate’, ku ajo ishte në rol protagonist.

 

Enrieta Jani lindi në Tiranë më 7 janar 1978. Pas studimeve në Akademinë e Arteve ka interpretuar disa role në teatër, por edhe në film, duke nisur nga telenovela “Njerëz dhe fate”. Është e martuar me aktorin dhe regjisorin Genc Fuga.

 

Sot karriera e Enit vazhdon të zhvillohet me projekte të reja. Në një intervistë për revistën “Bordo”, ajo ka folur për peripecitë e profesionit dhe familjen e saj. “Mundohem të gjej kohë për të dyja dhe kur bëhet fjalë për familjen, profesioni del në vend të dytë”, -ka treguar Eni.

Më tej Eni ka shpjeguar vështirësinë që kalon çdo ditë në profesionin e saj, duke zbuluar: “Në aktrim dhe regji dominojnë meshkujt, por femrat janë më të rrezikshme. Mundohen shpesh t’iu prishin punë të tjerëve kur nuk munden të ecin vetë përpara”,- e ka mbyllur fjalën e saj.

 

Role: Njerëz dhe Fate 2002-2003, telenovelë; Ishte Koha për Dashuri 2004; Tifozët 2004, komedi; Nata pa hënë 2004; Letra Fatale 2005; Tingulli i heshtjes 2010, telenovelë etj.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here