Myqerrem Ferra (1928-1996). Aktor. Lindi ne Vlore. Qysh ne moshe te re u aktivizua si aktor komik ne Levizjen Amatore Teatrore te qytetit te lindjes. Ka qene nder aktoret themelues te Estrades se Vlores*, me 1955, ku vijoi derisa doli ne pension, me 1986.
Ka realizuar shume role ne 140 premiera estrade, me te shumtet ne gjedhe te shkurtra te humorit, si: skece, monologe, kuplete, parodi, pantomime, dialogje. Ishte nga aktoret fillimtare dhe me te suksesshem ne interpretimin e parodive, kupleteve.
U dallua sidomos ne portretizimin e roleve qe vinin nga shtresat fshatare dhe ato te uleta, sikunder edhe te figurave te tjera me profile sociale e karakteriale te larmishme, si te skeci-pantomime Dy bojaxhinjte (bojaxhiu i dyte), skecet: Per ku jeni nisur te shkoni keshtu, zoti Hitler? (Hitleri), Raxh Kapuri, Hiqe oren te shpetoj doren, Tekniku i lavatrices etj.
M. Ferra kishte nje humor te natyrshem, qe u shfaq posacerisht ne qesendisjen e tipave te rendomte, disi te leshte, te hutuar, sikurse edhe te njerezve qe vinin nga meset punetore etj. Per shume kohe ka qene edhe regjisor i kesaj estrade. Si i tille, pati prirje dhe parapelqime per te ndertuar shfaqje me nje bosht tematik dhe ideor, te cilat ndikuan ne rritjen e cilesise dhe kultures se saj. Mbante titullin Artist i Merituar.