Aktori vlonjat Ilirian Ali

0

 

 

Ilirian Ali (1951). Aktor Lindi ne Tragjas me 17 Nentor. Pasi kreu Teknikumin e ndertimit dhe sherbimin ushtarak ,ne 1975 fillon Institutin e larte te Arteve per Aktor.Aktivizohet qysh ne shkolle te mesme si aktor dhe kengetar ku dallohet ne gjithe aktivitete qe zhvilloheshin midis shkollave te mesme ne Tirane .Ne vitin 1972 Fiton cmimin e pare ne festivaline e zerave te rinje midis shkollave te meseme te qytetit te nxensave .

Qysh nga 15 Gushti I vitit 1978 kur mbaroi Institutin e Arteve e ne Vazhdim, eshte aktor ne Teatrin “Petro Marko”Priret per ravijezimin e karaktereve dhe vecansi psikofizike duke pelqyer nje loje dinamike dhe me ritem ,duke u aktivizuar fillimisht me trupen e Estrades profesioniste ,ku spikat me lojen dhe karakteret qe interpreton .

Premjera e pare ne teater “. Pranvera qe svonoi” Dani -nga Bashkim Hoxha ,”Vozaberesi Dako”Muço -nga Loni Papa, Raqi -“Na u rrit çupa” nga Ferdinand Hysi, Kadriun “Midis dy dashurive” nga Mihallaq Qilleri, Bato “Demaskimi” nga Fabit Beqiri,Vehipi “Familja e peshkatarit” nga S. Pitarka, Fariu “ I Harruar “ nga Rr. Pulaha, Kuzma Nikolaic Irni “Jubileu “ nga A.P Chehov, Foto “Sos ne hote” nga Ferdinand Hysi, Oresti “Shpirti i Ujkut” nga F Hysi, Minella “I pa fati “ Dh Psathai Skuatrilja “Ce Ce “ nga L. Pirandelo, Prifti “Merimanga” nga G. Francione, Bata “korrrupsion ne Pallatin e Drejtesise”nga U. Bett.,Buli “Ah Veshkat e mia” B. Cikliropulos me te cilin u nominua per cmim ne festivalin e Apollonis, Luka “Burri i gruas sime” M Gavran, Pinkardi “GJeli i detit” G Feido, Prizmi “Rendesia e te quajturit i ndershshem” Q. Wilde, Gjica “Leter e humbur “J.L Karanxhale, Spiceri “Njeriu qe pa vdekjen me sy” V. Eftimiu e shume  rrole te tjera nga autor te vendit dhe te huaj.

Ka levruar dhe ka luajtur Monodramen “Ditari i nje te cmenduri “ nga N. V. Gogol, ”Kenga e Mjellmes” nga A.P Chehov. Me te cilin fitoi cmimin e pare ne Edicionin e dyte te “Festivali i Monodrames Vlora 2010”. I Ngujuari “Simfonia e Fatit “ nga F. Kraja, Xha Shahini, ”Amaneti”mga Odise Plaku, ”Akuza e Sokratit” nga Platoni. Eshte aktivizuar me sukses ne rrole karakteresh edhe 5 filma artistik. Dallohet per nje loje realiste konkrete kryesisht ne interprrtimin e Karaktereve.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here