Ilirian Ali, (1951). Aktor .Lindi ne Vlore ,me 17 nentor .Kreu Institutin e Larte te Arteve per aktor me 1978, dhe nga ky vit e ne vijim eshte aktor i trupes se teatrit “Petro Marko” te Vlores.
Priret per ravijezimin e karaktereve dhe figurave me vecanesi psikofizike, duke pelqyer nje loje dinamike dhe me ritem, sikunder kane qene Muco te drama Vozaberesi Dako e Loni Papes (1981), Dani te Pranvera qe s‘vonoi e Bashkim Hoxhes , Hirni te Jubileu e Cehovit (1989), Mico te komedia Kembecjapi i Athines e Dhimitri Psathait, Skuatrilio te Cece e Pirandelos, Antonio te komedia Jo te gjithe hajdutet vijne per te vjedhur e Dario Fo-se (2008).
Me rolin e Bulit tek Ah, veshkat e mia e Babis Cikliropulos (2004), ai mberriti ne nje nivel te levduar loje dhe kuptim te drejte te figures, duke zgjidhur mire kundersenset e saj ; zhelanin dhe njeriun shpirtmire, tundimin dhe drojen per dashuri, friken dhe besimin .
Ne vitin 2008 ,interpretoi Akcent Ivanovicin te monodrama Ditari i nje te cmenduri e Gogolit ,saje te cilit shperfaqi dhunti te mira aktoriale ne perimtimin e natyres ambiguide te personazhit te trajtuar sa ne rrafshe sarkastike, aq edhe psikologjike e dramatike.