Aktori Tef Pali (Shtjefen Gjencaj: 1929-1973)

0

Tef Pali (1929-1973). Aktor. Lindi ne Shkoder. Emri i tij i vertete eshte Shtjefen Gjencaj. Nga viti 1951 deri ne vitin 1968 ka punuar si aktor ne Teatrin Popullor*, vit kur u transferua ne Shkoder. U rikthye ne kete teater me 1972. Ka interpretuar 52 role, kryesisht karaktere me parapelqim komedine dhe satiren, por edhe ata me kah psikologjik.

Roli i pare ne film ka qene Princi i Malit te Zi tek filmi Skenderbeu, pastaj tek Toka jone, Ndergjegja, etj. Ka luajtur per here te pare ne skenen e Teatrit Popullor ne komedine Revizori (1948 dhe 1952), me pas te Prefekti, Rrenje te thella, Otello.

Nder rolet e tij me te bukura ishte kaloresi i Ripaftrates te komedia Mirandolina e Goldonit, ku ai leqendisi fale nje humori te shpenguar dhe plastike shprehese shpuren e fisnikeve feudale kinse puritane, antifeminist, por qe humbasin me pas toruan duke pranuar hedonizmin dhe aventuren, te djegur nga dashuria.

Spikati po ashtu te Toka jone (Pali), Sherbetori i dy zoterinjve (Fabricio), I cuditshmi (Izeti), Leter e humbur (Popesku), Grate gazmore te Unindosit (Pistoli), Hamleti (Laerti), Qeni i kopshtarit (konti Frederik), Mbreti Lir (Osvaldi), Tri te shtena pushke (Doda), Perkolgjinajt (Pjetri) etj.

T. Pali ka perkthyer shume pjese skenike nga dramaturgjia boterore si dhe disa traktate teorike nga mendimi estetik teatror. Ka qene pedagog i jashtem ne Akademine Arteve, ne degen e Drames. Ndahet nga jeta aksidentalisht me 20 nentor 1973.

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi, sipas nenit 80, ligji 35/2016

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here