Aktori shkodran Ymer Bala

0

 

 

Ymer Bala eshte nje aktor i shquar i teatrit “Migjeni”ne vecanti, por edhe mjaft i mirenjohur ne kinematografine shqiptare. Te panumerta jane rolet ne kete teater perkrah emrave te medhenj si Ndreke Luca e Tinka Kurti, Zef Jubani, Tano Banushi e Lec Bushati.
Interpretimet plot finese e profesionalizem prej nje aktor klasi e dallojne ate duke e radhitur ne brezin e aktoreve te shquar te “Migjenit”.

Spektatori shkodran e ka te fiksuar imazhin e tij te roleve te interpretuara nga ai ne shume shfaqje si tek “Keshilli i ndrikullave”; “Shpartallimi”; “Toka jone”; “Luani i shtepise”; “Fisheku ne paje”; “Gjaku i Arberit”; “Ceshtja e Blertes” etj. Publiku i gjere shqiptar e mban mend ne shume filma artistik, ne vecanti e identifikon ate me mesuesin e Adushit tek “Lume drite”;

Ne film do te debutoje tek “Gjurma” ne vitin 1970, i cili ne kete film te pare per aktorin tone, do te luaje me emrat e medhenj te kinemase si Naim Frasheri, Ndreke Luca, Violeta Manushi, Margarita Xhepa etj . Nje vit me vone do te interpretoje ne “Mengjeze lufte” (1971); Ne vitin 1973 do te luaje rolin e Mark Martinit, kusheririt te Kreshnikut tek “Operacioni Zjarri” perkrah emrave si Tinka Kurti, Ndreke Luca, Llazi Serbo etj.

Aftesite aktoriale te tij bien ne sy te rregjizoreve shqiptare qe e ofrojne ate edhe ne filmat e tjere ne vijim . Ne filmin “Lume drite” (1975) do te jete ne rolin kryesor dhe do ta fiksoje aktorin ne memorien e spektatorit te gjere shqiptar.

Nje tjeter rol, i shtohet karieres se tij ne vitin 1979 , ai i komisarit ne “Ditët që sollën pranverën”. Me pas do te vijoje tek “Ceta e vogel”, film me rregji te Mark Topallajt dhe qe nuk do te munde ti shpetoje censures deri ne vitin 1990-te. Ne vitin 1982 do te jete ne televizivin e TVSH-se ne “Flaka e Maleve”

Aktualisht jeton ne Saint Louis (SH.B.A)
Ne dhjetor te vitit 2014, ne 65-vjetorin e teatrit “Migjeni”, rikthehet në skenë pas 32 vitesh me dramen “Gjaku i Arbërit”, duke iu pergjigjur fteses se regjizorit Bruno Shllaku per ta rivene ne skene kete drame.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here