Tonin Ujka (1940-2008). Aktor. Lindi ne Shkoder, me 13 qershor. Mbaroi studimet e larta ne shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”* ne vitet 1960-1964. Fill me pas u emerua aktor ne teatrin “Migjeni”* te Shkodres.
Ne vitin akademik 1970-1971 kreu kursin njevjecar per regjisure. Ne vitet 1994-1996 ishte deputet i Partise Demokratike ne Kuvendin Popullor, kurse ne vitet 1996-1997 drejtor i Teatrit Kombetar.
Ne skenen e teatrit te Shkodres ka luajtur role me interes, si: Coli ne dramen Djem te mbare, 1975 dhe prifti ne dramen Shpartallimi, 1975, te Fadil Krajes*; Miti ne dramen Streha e te harruarve e Ruzhdi Pulahes*.
T. Ujka ka interpretuar edhe ne 10 filma, ku spikati me rolet: Gjethi i kuq tek Operacioni Zjarri, 1973; Gjeto doraci te Flaka e maleve, 1982. Si regjisor ka vene disa pjese ne teatrin “Migjeni” si Buka e pathyer e Namik Dokles, Fytyra e dyte e Dritero Agollit* dhe pati sukses me komedine Luani i shtepise e Fadil Krajes*.
Ishte aktor qe thekson rrafshet logjike te veprimit te personazhit, synon zberthimin e nenshtresave kuptimore te fjales e dialogut duke perdorur ironizimin dhe antimonite (kundershtite) ne pershtatjen dhe te sjellurit e figures skenike. Ndahet nga jeta ne 8 korrik te vitit 2008.
Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info, dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.