Aktori Shkelqim Basha (1945)

0

 

 

 

Shkelqim Basha (1945). Aktor. Lindi ne Tirane. Pas mbarimit te shkolles se larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1965, u emerua aktor ne Teatrin Popullor*, derisa doli ne pension. Me portretin, te dhenat fizike dhe ploterine aktoriale, u be i pelqyer ne interpretimin e rolit te Gramozit ne filmin Njesiti gueril, 1969.

 

Po ne vitin 1969 luajti rolin e Sodes Kaustike ne filmin Perse bie kjo daulle, nje rol tjeter ky me mbartje pozitive, madje moralizuese. Kjo linje do te perthellohej me tutje ne shume role te tjera, te luajtura kryesisht ne teater, ku ai mbeti i mirepritur nga regjisoret, per tiparet prej heroi dhe njeriu te fort qe mund te misheronte.

 

Vec tyre provoi me sukses dhe role antagonistesh, bartes te se keqes, kriminele e tinezare, sikurse ishte Gjeta te drama Cuca e maleve e Loni Papes* (1967). Arritja me e madhe e aktrimit te tij ne teater ishte realizimi me mjeshteri i rolit te Arturo Uise ne dramen me te njejtin titull te B. Brehtit (1976).

 

Packa se ishte dubland me aktorin e shquar shqiptar Kadri Roshi*, ai i dha ketij rolin nje permase te qarte sociale, ojnat prej krimineli dhe gangesteri politik qe identifikoheshin bukur ne planet e historise se Arturo Uise me klithmat dhe delirin e tij perpara qytetareve te Ciceros, duke perdorur me mprehtesi elementet stigmatizuese te satires dhe sarkazmes.

 

Nje pamje hokatare paraqiti me rolin gaztorit Feste ne komedine Nata e dymbedhjete te Shekspirit, me 1982. Aktrimi i tij karakterizohej nga gjalleria e te vepruarit, me nje prani aktive ne skene. Kishte nje ze kumbues, shqiptim te paster te fjales: ishte i hijshem ne skene dhe ne ekran.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here