Aktori Roland Koça: Gjergj Vlashi dhe Haxhi Rama janë dy mjeshtrat më të mëdhenj

0

 

 

Roland Koça kujton me shumë nostalgji vitet e daljeve të tij të para në skenën e estradës për të vijuar më pas me mbresat e njëpasnjëshme. Durrësi dhe skena e kanë shoqëruar aktorin në të gjitha vitet si gjërat më të çmuara.

Dhjetra e dhjetra role, qindra e qindra ngjitje në skenë, kujtime e mbresa për plejadën e aktorëve të mëdhenj të brezit që themeloi teatrin dhe estradën e Durrësit janë pjesë e rikujtimeve të aktorit. Udhëtime të pafund në Shqipëri me trupën e estradës në plot 41 vite.

Falenderime, urime, duartrokitje dhe dekorime janë sistemuar në kujtesën e aktorit Koça. Të gjitha i ka ndarë me artistët, publikun, shoqërinë e familjen. Kujtimet janë të mbushura me pjesë nostalgjike për vitet e ikura. Rrugëtimi i gjatë ka lënë gjurmë të forta. E nisi udhën si një djalosh plot dëshira për t’u pjekur në duart e aktorëve të mëdhenj.

 

Jeta

Aktori Roland Koça u lind në Tiranë më 14 maj 1949 dhe të gjithë aktivitetin artistik në skenën e estradës e ka kaluar në qytetin e Durrësit. Rolandi studimet shtatëvjecare i kryen në qytetin e Durrësit. Më pas përfundon 3 vite në shkollën e mesme gjimnaz tek “Naim Frashëri”.

Studimet i ndërpreu pasi nisi të pinte cigare dhe i shtërnguar nga masa disiplinore u detyrua të punojë për të siguruar vet të ardhurat që i duheshin për të pirë duhan. Aktori i mëvonshëm Koça u punësuar në fabrikën e Gomës e cila asokohe ishte bashkë me Gomë -Plastikën. Këtu punoi deri në vitin 1968 që përkon me kohën e detyrimit ushtarak të cilin e kryen në artilerinë bregdetare të Sarandës për tre vite.

Ushtrinë, shërbimin e detyruar, e kryen në vitin 1971 duke përfituar një përvojë të konsideruar sidomos në disiplinën e përditshme. Me përfundimin e shërbimit ushtarak rikthehet tek fabrika e Gomës duke punuar në reparte të ndryshme deri në maj të vitit 1973.

Që nga kjo periudhë e deri më tani ushtron profesionin e aktorit profesionist në Durrës. Gjatë kësaj periudhe përfundon edhe pjesën e mbetur nga gjimnazi, ndërkohë që nxitet për shkollimin e lartë edhe pse ishte bërë bashkëshort e prind. Në vitin 1975 vijon kursin e aktorëve të ngritur pranë Institutin e Arteve, studio kualifikimi.

Bashkë me të ishte edhe Hysen Bashhysa, aktori tjetër nga Durrësi. Edhe pse kishte marrë leksione dhe kualifikime nga aktorët e pqasionuar dhe në zë të skenës, kursi ndikoi në përsosmërinë e lojës në skenë. Aty mësuan se cili ishte Çajkovski e Brehti, muzika, kinetografia, skena, drama.

Koça kujton se leksionet në këtë kurs afroheshin nga pedagogë të mëdhenj dhe se program ishte shumë i ngjeshur. Me skenën Roland Koça jetoi katër dekada dhe gjatë kësaj periudhe të gjatë arriti të krijoi fizionominë si aktor i pëlqyer. 41 vite në skenë janë një përvojë e madhe dhe me shumë mbresa për të dhe të gjithë të tjetër me të cilët bashkëpunoi në skenë.

 

“Tek ne në Shqipëri ndodh një fenomen i tillë ku punohet si në borgjezi e paguhet si në komunizëm”,-kujtoj Koça duke dhënë në këtë mënyrë edhe gjykimin e shpërblimit të vogël për punën e madhe të aktorëve e artistëve shqiptarë.

Paga e tij dhe e aktorëve të tjerë mbetet edhe sot mjaft e ulët dhe e pajustifikuar për përkushtimin dhe identitetin në ruajtjen e vlerave të estradës e teatrit. Edhe pse me urdhërin “Naim Frashëri” ai dhe Muharrem Hoxha marrin mesatarisht 250 mijë lekë më pak sesa aktori i ri që sapo ka nisur karrierën në teatrin “Aleksandër Moisiu”.

Aktori e ka të pamundur të numërojë rolët e luajtura në skenë në katër dekada, ndërkohë që shprehet se spektatori ka qenë aleat i pazëvendësueshëm. Shpërblimi për punën e mundin ishte thuajse i pajustifikuar. Trupa e aktorëve dhe artistëve të estradës “janë njerëzit plot pasion që i dhanë jetë e gjallëri mbrëmjeve të qytetit bregdetar për 40 vite pa ndërprerje”, shprehet ai.

Roland Koça dhe Muharrem Hoxha, dy aktorët e mbetur nga e gjithë ajo trupë e estradës, kanë marrë urdhërin “Naim Frashëri” e cila e konvertuar është e barabartë me atë të “Artist i merituar”. Por shopërblimi për ta është i papërfillshëm. Ata marrin 250 mijë lekë më pak sesa aktori i porsadiplomuar i punësuar.

Aktori Roland Koça ka 41 vite punë dhe merr si pagë 25 mijë lekë në muaj. Koça është vlerësuar me “Krenaria e qytetit” të Durrësit dhe dy vite më parë Urdhëri “Nim Frashëri i Artë” i akorduar nga presidenti Bamir Topi. Propozimi erdhi nga trupa e teatrit në Durrës dhe u mbështet nga Ministria e Kulturës.

 

Estrada

Estrada e Durrësit u formua si trupë profesioniste në maj të vitit 1960. Më afruan si amator dhe kjo për mua ishte dicka shumë e rëndësishme dhe e prita me gëzim të papërshkruar. teatri dhe Estrada në atë kohë kishte emra të mëdhenj që çdokush do të dëshironte të shkëmbente qoftë një “Mirëditë”,’ Përshëndetje”, “Urime”…Të prekje dorën e këtyre aktorëve ishte ngjarje e rrallë. unë e pata këtë fat të mirë.

Ramazan Njala e Spiro Strati, Nikolin Xhoja ishin emra emblemë. Asokohe erdhi Aishe Stari e cila vinte nga auditoret e Akademisë së Arteve, profesioniste me shumë ambicie dhe dëshira të mëdha. e para student që kishte përfunduar Institutin e Arteve dhe që rreshtohej përkrah aktorëve të pasionuar në Durrës.

Kur shfaqej Nikolin Xhoja në derë mekeshim, mbanim frymën, përtypeshim. Ata ishin gjithçka. Ne ishim fatlum që patëm mundësinë të qëndronim e të edukoheshim nën hijen e kolosëve të tillë. Ishin për ne Baballarë në moshë dhe Baballarë në skenë.   dume më mbajtur afër nisa të mendoj se dicka kishin vënë re tek unë.

Ata më mësuan ABC të cilat unë mendoja se i dija. Për shumëkënd isha Brad Pitt i Nish Goma. Ndërkohë kontakti me të tillë aktorë më bëri të ndjeshëm, të kujdesshëm dhe kërkues si aktor.

Xhelal Tafaj ishte student i vitit të tretë, ndërsa ne vijonim kurset e kualifikimit me një program të reduktuar për aktor. Të njëjtët pedagog që kishte Institti Arteve kishim edhe ne tek Teatri Popullor.

Pjetër Gjoka drejtonte kursin tonë dhe ishte ndër pedagogët më pasionantë. atë që studentët e bënin në një vit studime, ne e bënim me anë të kurseve intensive për 3 muaj. niseshim nga Durrësi për në Tiranë me trenin e parë të mëngjesit në ora 5.40 dhe ktheheshim e trenin e fundit në ora 21.10.

 

Shfaqje me 31 dhjetor

Aktorët  e estradës janë detyruar të japin shfaqje edhe ditën e fundit të vitit. Koça kujton se kjo ka ndodhur me 31 dhjetor.  Bëhej për të realizuar planin. Ktheshin në shtëpi në castet e ndërrimit të viteve në mbrëmjen e vonë.

Landi mbante një pistoletë argëtuese. ishte pistoletë falso dhe që bënte zhurmë. Nikolini (Nikolin Xhoja) me të përfunduar të shfqajes në ditën e fundit të vitit i kërkon aktorit që të shkrehë armën dhe kështu ndodhi. Shfaqja jepej fshat më fshat dhe lagje më lagje.

Tek stacioni trenit në Golem qe ndalesa e 31 dhjetorit deri në orët e vona të mbrëmjes. bëhej fjalë për planin dhe asnjë nuk guxonte të u kujtonte të tjerëve se së paku këtë datë duhej ta kalonte me familjen. “Xhoja me të përfundur të shfaqjes më thotë t’ ia shkrepja një herë”,-kujton aktori.

Trupa u kthye në orët e vona të mbrëmjes në shtëpi. Ata arritën të bënin edhe lojë e këndim. “Bëj një përllogaritje të thjeshtë: katër premiera në vit. Çdo aktori të estradës i binte mbi tre role, unë si i ri katër e më shumë role. Deri në vitin 1988 për njëzet vite nga katër role llogartitet se sa është repertori cdonjërit nga aktorët”,-arsyeton Koça.

Është një punë shumë e madhe. Koça ka pasur edhe një zë shumë të mirë dhe kjo nuk kaloi pa u vënë re. Justina Alia i pati thënë se duhej të konkuronte në festivalin e radios e televizonit për arsye se zëri tij vlerësohe shumë i mirë.

Aktorin e estradës e ndihmon shumë të pasurit e një veshi e zëri muzikor, ndaj Koca ishte i preferuar edhe për shkak të këtyre treguesve të mirë. Ndiqeshin shfaqje të tilla, fshati dilte i gjithi dhe kjo gëzonte shumë aktorët. gjithçka ishte e përgatitur dhe manifestohej me përkushtimin më të mirë.

Mbresa

Deri në vitet 90 shumëkush nga aktorët ka ruajtur mjaft mbresa të cilat kanë lënë gjurmë në kujtesën e çdonjërit. Asokohe marangozi vinte e aprovonte shfaqjen. Ishte instruktor partied he pusheti tij ishte absolute. Kishte mbaruar shkollën e partisë 2-vjeçare dhe bënte politikën e teatrit, estradës dhe cdogjëje.

Kjo kategori njerëzish na mbante nën diktat. Na duhej të ishim korrekt. Më ndodhi njëherë me një situatë. Baba Zani kërkoi leje pasi kishte një shqetësim në familje. Roli ishte i thjeshtë, aktori do të kalonte në skenë sa për të thënë “Natën e mirë” dhe këtë ia premtova se do e bëja unë.

Kisha mbartuar pjesët e mia. Isha i veshur me robat e mia. E mora përsipër por nuk e mendova se gjërat do të shkonin keq. Mbarova punë dhe ia kreva porosinë Baba Zanit. Kështu mendova unë, por…Natën kishin bërë zhurmë telefonët.

Drejtori im, i cili sot nuk jeton, Ibrahim Nova, më kërkon ta ndjek nga pas në zyrë. më pyet se si shkoi shfaqja një natë më parë dhe pasi I them se cdo gjë kaloi mrekullisht më kthehet e më thotë “ Me cfarë garderobe dole në fund?”. I tregova atë që kishte ndodhur. Më thotë se do të kishte mbledhje vetëm për këtë gjë.

Disa orë më pas vjen në kolektivin tonë prej 60 vetësh instruktori partisë. Ai lë të lirë aktorët e teatrit dhe merret vetëm me ne.

Estrada kishte 19 vetë në atë kohë. Mua më kthehet e më pyet se me cfarë pantallonash unë dola në shfaqje. pasi i tregova më kthete duke më thënë “Pse kemi ardhur për të parë hallatet e tua ne me ato pantallona të ngushta”.

Ishin vitet 1982-1983 dhe një pohim i tillë nga instruktori partisë përbënte rrezik serioz për jertën e aktorit dhe karrierën e tij. Unë të gjithë i kisha në radhët e partisë: babën, xhaxhanë, dajët.

Me mendjen time thashë se nuk ka cfarë të më bëjë. Vija nga familje komuniste dhe si artist nga lëvizja amatore. Ishin të momentit këto mendime. Kthehem e i pergjigjem “Nuk është gabimi im.

Aktori shihet nga beli e lartë dhe jo nga beli e poshtë. Gabimi është i juaji që shikoni artistin nga beli e poshtë”.  Pas kësaj drejtori më thase përgjgjja ishte shumë e zgjuar.

Kishte në të periudhë aktorë me një cen të vogël politik dhe kjo u kushtonte shumë. Kjo e frenonte aktorin të merrte nisma me vlerë. Vinte partia e ia përplaste në surrat, pastaj gjërat rrokulliseshin sa hap e mbyll sytë.

Estrada sot…

Sot nuk ka më estradë. Për fat të keq nga 19 kemi mbetur vetëm dy. Nevojat për estradën janë të mëdha. U suprimua vendi muzikantëve dhe këngtarëve. Për të bërë variete duhen 2 këngëtarë e së paku katër muzikantë. Duhen lekë për të mbajtur këta. Vetëm dy vetë kërkojnë dy million lekë.

Estrada ka pasur emra të mëdhenj si Ramazan Njala, Spiro Strati, Haxhi Rama, Aishe Stari, Robi Xhoja, Sandër Pepa, Roland Koça, Fadil Hasa, Elibeti Tirana (Kalebota), Dhurata Sefa, Mirjeta Selimi dhe Muharrem Hoxha. Të gjithë janë me tituj. Mjeshtër i Madh Haxhi Rama, Gjergj Vlashi.

Pas vdekjes e mori edhe Ramazan Njala. Titullin “Artist i merituar” Spiro Strati,, Fadil Hasa; “Mjeshtër e Madhe” Aishe Stari, Urdhër “Naim Frashëri i Artë” Ropland Koca e Muharrem Hoxha. Pra të gjithë të vlerësuar.  Kjo do të thotë se estrada e Durrësit kishte aktorë shumë të mirë.

Shumë, shumë të pëlqyer. Në Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Tiranë, Fier, Lushnje nuk gjeje dot biletë. Pritje shumë e mirë. Tirana na dontye shumë, ne shkonim e ktheheshim merrnim edhe biletë 6 lekëshe vajtje-ardhje. Ngado që shkonim gjenim adhrues të panumërt, admirues që kishin mësuar përmendësh rolet, interpretimet tona.

 

Prindërit

I ati tij, Kristaqi, ka qenë i rreshtuar me forcat për çlirimin e vendit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Gjatë viteve 44 deri në vitet 50 të shekullit të kaluar është përfshirë në luftën kundër grupeve diversioniste në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës.  E  ëma, arsimtare, në Fushë-Krujë  gjatë udhëtimeve për në punë njohihet e miqësohet me babanë e aktorit të ardshhëm e cila  nxiti lidhjen në kurorë.

I ati ka punuar në Nish Cigare në moshën 12-vjeçare dhe lidhja me Durrësin do të vazdhonte përjetësisht.  Për vite të tëra kanë jetuar në lagjen Stani, zonë e cila ka qenë më shumë e populluar nga komuniteti ortodoks i qytetit të Durrësit bashkë me gjyshen, hallat dhe një xhaxha të cilët përbënim edhe trungun familjarë. Lagjja edhe sot është e populluar nga familje të ngulituara në fillimet e shekullit të kaluar.

Në vitet 1950 Kristaqi,  merret me propagandë e agjitacion si funksionar në strukturat shtetërore në Durrës dhe në mesin e këtyre viteve studion në Varna të Bullgarisë për flotë detare. Pas përfundimit të studimeve jashtë vendi shërbeu në detyra të ndryshe në marinën detare të Durrësit.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here