Pjeter Gjoka (1912-1982). Aktor. Lindi ne Ulqin, Mali te Zi, me 6 gusht. Familja u shperngul dhe u vendos ne Shkoder kur ai ishte femije. Ne rinine e tij u shqua si sportist i mire i qytetit te Shkodres (futbollist, atlet), me pas si muzikant. Talentin si aktor e shfaqi per here te pare ne levizjen amatore te Shkodres, ne shoqerine “Bogdani”*, qysh ne moshen 18 vjec, dhe ne vitin 1936 luajti rolin e Gjergj Dushmanit te drama Dy prince per nje vashe e Henrik Lacaj*.
U be nje nga aktoret me te njohur ne vitet ’30 ne Shkoder, i aktivizuar ne shoqerine “Bogdani”, “Rozafat”*, “Vllaznia”* etj., ku luajti disa role si te pjeset me te njejtin titull. Deri me 1946 kishte interpretuar 26 role, te shumtet role kryesore. Pas mbarimit te Liceut Klasik ne Shkoder, P. Gjoka punoi si nenpunes i gjendjes civile (1938) dhe me pas si mesues ne Vlore, Mirdite, Shengjin.
Me 1 shtator 1946, se bashku me Loro Kovacin*, nisi pune ne Teatrin e Ushtrise, ku luajti ne pjesen Nen geshtenjat e Prages. Nje vit me pas u thirr ne Teatrin Popullor* si aktor profesionist. Luajti role kryesore, si: Kleanthi te komedia Tartufi e Molierit (1947), Makar Dubrava te drama Makar Dubrava, Kuzmini te Gubernatori i provinces, Levishini tek Armiqte e Gorkit etj. Spikati vecanerisht me rolin e Haritonovit ne dramen Per ata qe jane ne det (1948) e B. Lllavrenjevit, fale te cilit shperfaqi natyren e tij si aktor i emocioneve te ngrohta, me nje kahje te shfaqshme dramatike e tragjike.
Kjo prirje u formesua me tutje me rolin e Milerit ne dramen Intrige e dashuri (197) te F.Shilerit, regjisor Mihallaq Luarasi*. Tonet e pervuajtura qe e zoteruan interpretimin e ketij roli, sidomos ne fundin tragjik te drames, u bene nduarnduar nje stil i parapelqyer prej aktorit. Nga dramaturgjia shqipe, ai realizoi me emocion figuren e Shpend Gjeto Plakut te drama Halili dhe Hajria (1950) e Kole Jakoves*.
P. Gjoka krijoi shpejt profilin e tij artistik si aktor qe i kushtonte kujdes tingellimit te bukur te fjales, nentekstit, perpunimit te monologut te brendshem dhe situates emocionale, si ngasje dhe premise per te mberritur natyrshem ne nje perjetim te thelluar e te vijueshem pergjate lojes. Arriti nje kulm me rolin e Zabelinit tek Oret e Kremlinit (1957) e N. Pogodinit, intelektualit te deshperuar te viteve te revolucionit Bolshevik ne Rusi, qe protesten ndaj anarkise dhe shperfilljes qe u behej, por qe me pas peson nje rilindje shpirterore duke bashkepunuar me pushtetin e ri.
Aktrimi i tij pergjithesisht pasional skicoi mevetesi nje bote njerezore ne transferimin e ndryshim e siper. Me rolin e Lirit ne tragjedine Mbreti Lir e Shekspirit, 1964, shperfaqi nje bote emocionale qe lekundej midis dy skajeve, sa ne rrethanen e pushtetit te tij autoritar e tiranik te fillimit si mbret, aq edhe ne situaten tragjike kur Liri shfronesohet, debohet e braktiset nga te bijat mosmirenjohese.
Ne vitin 1971 interpretoi rolin e Dogsboruse te drama Arturo Ui e B. Brehtit. Roli me i bukur i P. Gjokes ishte ai i priftit ne dramen dhe filmin televiziv Gjenerali i ushtrise se vdekur, nje figure tejet cinike. Toni i qete ne dukje i bisedes, plastika dhe mimika e ngrire, syri zhbirues, qetesia e jashtme, pershtatja e perkryer prej “prelati”, nentekstet e qarta paraqiten nje figure tejet cinike, njeri i vetepermbajtur ne sjellje, por me mllefe te fshehura tinezar, tejet i ngarkuar me komplekse e paragjykime ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.
Ne vitin 1974, kur ishte pothuajse i verbuar misheroi me emocion rolin e plakut Pilo ne dramen Shenomeni dhe mua te Hamza Minarollit* – nje skice njerezore kjo e dhimbshme, ku tonet mallengjyese u gershetuan me hijeshi e sens artistik me vertetesine e te vepruarit dhe sjelljes skenike. Me kete personazh te vogel paraqiti njeriun e vobekte, te bindur, si nje rob, por fisnik e te dhimbsur, qe kishte grumbulluar nderkohe shume zemerim nga padrejtesia dhe shtypja qe i paten bere te zotet; andaj dhe rilindja e tij, qe perkon me vdekjen, shkaktonte shume emocione.
P. Gjoka ishte aktor me ndjeshmeri te thelle, i kahut dramatik e tragjik, artist me kulture; kishte nje ze te paster e kumbues, shoqeruar nga nje kengezim thuajse i vazhdueshem dhe i tipit poetik te fjales. Krahas punes si aktor, ai ka vene ne skene si regjisor edhe disa drama.
P. Gjoka ka luajtur edhe ne 7 filma, duke e nisur kryeherit me nje rol te vogel ne filmin Skenderbeu (1953), pastaj me rolin e gjyshit ne filmin Tana (1958), vijoi me pas me rolin e Rrapos te Furtuna (1959), gjenerali te Njesiti Gueril (1960, Vasili te seriali televiziv I treti (1978), Agroni tek Yjet mbi Drin (1978). Mban titullin “Artist i Popullit”. Ndahet nga jeta ne Tirane me 2 maj 1982.