Petraq Xhillari (1943-2014). Aktor. Lindi ne Permet, me 11 qershor. Mbaroi shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”*, me 1965. Me 1971 filloi pune ne Teatrin Popullor*. Vijoi aty deri me 1994, kur ngriti te parin teater privat ne Shqiperi pas viteve ’90, te cilin e quajti Kafe Teater, por qe nuk mundi ta mbaje gjate per mungese financimi.
Ka qene nga aktoret e spikatur te ashtuquajtur te “roleve te vogla”. Interpretoi mjaft role te dyta dhe episodike, ruke ravjiezuar karaktere interesante. Loja e tij u shqua per dinamiken dhe energjine, e shoqeruar nga nje gjest ekspresiv dhe menyre sjelljeje e besueshme, gati natyrale, sikurse u vu re ne shfaqjet: Arturo Ui, Gjenerali i ushtrise se vdekur, Nen dritat e skenes, Permbytja e madhe, Komunistet, Lulet e sheges, Furrnalta, Perballe vetes, Monsera, Prometeu etj.
P. Xhillari ka qene i parapelqyer edhe ne kinematografi, ku ka interpretuar ne rreth 12 role, si ne filmat, “Gjenerali i ushtrise se vdekur” – (1975), “Njeriu me top” – (1977), “Gjeneral gramafoni” – (1978), “I treti” – (1978), “Nga mesi i erresires” – (1978), “Mysafiri” – (1979), “Sketere 43” – (1980), “Intendenti” – (1980), “Vellezer dhe shoke” – (1980), “Si gjithe te tjeret” – (1981), “Agimet e stines se madhe” – (1981), “Nentori i dyte” – (1982), “Gjurme ne debore” – (1984),”Tre veta kapercejne malin” – (1988), “Kthimi i ushtrise se vdekur” – (1989), “Jeta ne duart e tjetrit” – (1990). Ndahet nga jeta ne moshen 71-vjeçare.