Aktori Nikolin Xhoja (1926-1987)

0

 

 

Nikolin Xhoja (1926-1987) Aktor. Lindi ne Brindisi te Italise, me 12 maj. Qysh ne radhet e Ushtrise Nacionalclirimtare, ku mori pjese aktivisht, luajti me grupet teatrore te njesiteve luftarake. Ne grupin filodramatik partizan ne Kosove, si nje nder aktoret kryesore te njesise ushtarake, dha shume shfaqje ne qytetet e Gjakoves, Sanxhakut, Mitrovices, Gostivarit, Ohrit, me skecet dhe komedite e shkurtra si Daj Ceni, Kepucari, Po vijne partizanet etj.

 

Pas clirimit te vendit dhe kthimit  ne Durres, vijoi te luante me tej si aktor amator prane grupit qendror te Shtepise te Kultures. Eshte nga aktoret themelues te teatrit “Aleksander Moisiu” te Durresit, me 11 janar 1955. Roli i tij i pare si aktor profesionist ishte ai i Kostes ne komedine Vajza nga fshati e Fatmir Gjates*. Ka luajtur 54 role ne teater, kryesisht te planit komik e satirik, gjithashtu ne 11 premiera te estrades se Durresit si dhe ne 7 filma artistike.

Nje nga arritjet e tij me te spiakatura, gjerazi e njohur ne aktrimin shqiptar, ishte roli i Qazim Mulletit ne komedine Prefekti (1968) e Besim Levonjes*. Ai njemendesoi plot shpoti dhe mjete te holla humoristike fytyren e kuislingut, e frikacakut, sidomos ate te zyrtarit te korruptuar e sharlatan, fale nje pershtatjeje qe e bente edhe me te dukshme sjelljen dyfytyreshe: mburrjen dhe panikun, kinse ndershmerine dhe natyren prej grabitqari, vrazhdesine dhe shpirtin gjoja prej babaxhani.

 

Me kete rol loja e N. Xhojes mberriti ne nje nga vlerat siperore te aktrimit shqiptar, i barasvlershem me cilesine aktoriale te Mihal Popit* po te ky rol. Me pas vijoi me rolin e Podgolisenit ne komedine Martesa te Gogolit, e cila mbetet ne fondin e figurave shpotitese me te realizuara te karrieres se tij, e luajtur me vertetesi e hijeshi komike.

Dhuntite prej komiku te talentuar u shfaqen ne ploteri edhe ne interpretimin e dy roleve kryesore ne komedite e Spiro Comores*, si Nikollaq Jorganxhiu te Karnavalet e Korces (1996), tek i cili te bente pershtypje eleganca, finesa, sharmi komik, qe vinin ne menyre te shpenguar, pa britma e nervozizem te shtirur; Aristoteli te Dy me zero me nentitull Prinder edukatore (1969), ku luajti plot hijeshi me nenkuptimet  dhe keqkuptimet, me qendrimet e dyanshme, luhatjet, kthimet dhe rikthimet, me pohimet dhe mohimet e atyperatyshme duke i dhene figures, packa se “pozitive”, nje pozicion te mbrothte ne shfaqje.

 

Ndryshe nga shume figura te meparshme, me rolin e Rrapo Tabanit ne dramatizimin Koha e komisareve, sipas romanit Njeriu me top te Dritero Agollit*, ai arriti te krijoje figuren e nje komandanti popullor, disi te ashper ne dukje, por te bute, babaxhan e teper njerezor ne shpirt. Ketu elementet dhe gjetjet komike, qe vinin nga menyra e te sjellurit, e folura “popullorce”, pershtatja psikofizike, u gershetuan gjithashtu edhe me tonet epiko-dramatike e ato heroike.

Ndonese ishte aktor me prirje per kah humori popullor, ai interpretoi me sukses edhe ne disa komedi te Molierit, ku ndihej po aq edhe sarkazma. Spikati sidomos te komedia I semuri imagjinar (1983) me rolin e Arganit, permes te cilit perqeshi hijshem snobizmin e borgjezise se pasur por te pagdhendur, per t’u barabitur me rangjet e larta te fisnikerise tradicionale franceze per nga dija, zakonet, shijet, kultura dhe menyra e jeteses. N. Xhoja arriti ta beje kete personazh njeherazi edhe qesharak, edhe te perbuzshem; doemos me i suksesshem dhe me prane qasjes se pare dhe pak tek e dyta.

 

Nje tjeter figure plot kripe e humor ishte ajo e xha Beqos ne filmin Kapedani (1972). Ketu ai skaliti me mjeshteri te larte dhe sens te holle njeriun shpirtmire, gazmor, te gjindshem, disi te leshte por te dashur e te embel, duke krijuar se bashku me aktorin tjeter, Albert Verria* ne rolin e Sulos, nje nga dyshet aktoriale me harmonike, si nga pikepamja e sendertimit te marredhenieve, ne menyre fare te natyrshme, ashtu edhe nga pikepamja e ndjersjelljeve, e kundershtive dhe e perplotesimeve reciproke ne karaktere, ne dialoget dhe ne gjendjet e tyre shpirterore.

Me tutje realizoi figuren e Perparimtarit ne filmin Cifti i lumtur (1975). Edhe pse nje “personazh pozitiv”, ku ndihej zbukurimi, perkundrazi me aktirmin e tij brilant ai arriti t’i nderkalle figures jete, organicitet ne shprehje e gjeste si dhe nur komik, duke iu shmangur konceptimeve skematike qe zoteronin asaj kohe.

 

Me pak penelata N. Xhoja u jepte fizionomi vetjake edhe roleve te vogla, sikurse u duk qarte kjo me rolin e kuzhinierit ne filmin Horizonte te hapura (1968) etj. Loja e tij ishte e ngrohte, e cliret, e ngopur me detaje e gjetje te shumta, duke u shkrire ne menyre teresore me personazhin e duke u perqasur plot vertetesi ne situatat komike te tij. N. Xhoja ishte nje nga aktoret shqiptare me organike e me te vertete ne veprimin skenik dhe ne perjetimin e personazhit, si ne skene, ashtu edhe ne ekran.

Sjellja e tij ne skene apo para kameres ishte thuajse “natyrale”, cka deshmonte per talentin burimor, aftesine e komportimit psikofizik, shpengimin dhe zoterimin e gjendjes. Kishte hir e lezet. Me artin dhe shijet e tij te holla si aktor, ai portretizoi nje galeri karakteresh, me se shumti figura njerezish baballek, te thjeshte, disi te leshte e naive, shpirtbardhe apo mendjetrashe, te bute e te mire, te perzgjedhura nga meset e larme sociale, historike apo ato nacionale. Mban titullin “Artist i Popullit”.

 

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here