Stavri Shkurti (1927-1998). Aktor. Lindi ne Korce. U aktivizua heret ne Levizjen Teatrore Amatore te qytetit prane Shtepise se Kultures. U diplomua per inxhinieri ne Ceki, por talenti dhe deshira e afruan me teatrin, duke qene nder aktoret e pare ne themelimin e teatrit “A.Z”. Cajupi”*, me 1952. Me ngritjen e Estrades profesioniste te Korces*, me 1960, shkoi si aktor per nevoja te trupes se saj. Ne vitin 1962 kaloi serish net eater.
Roli i tij i pare ne skenen e ketij teatri ishte ai i Markos ne dramen Pamje nga ura e Artur Milerit, ne skenen e te cilit do te luante me pas mbi 100 role ne 30 vjet karriere artistike. Ka interpretuar personazhe kryesisht te planit heroic e dramatik, mesues te se drejtes, mbartes e kumtues te moralit te kohes. I parapelqyer rendom per rolet e “personazheve pozitive” net eater si dhe rolin e konferencierit ne shfaqje estrade, krijoi nje model te tijn: njeriun e devotshem, fisnik, te ndershem, te dashur, buzagaz, gjithehere prane njerezve ne rrezik apo ne hall.
Dallohej per zerin e tij te ngrohte, per percjelljen e paster skenike te fjales shqipe. Harmonizonte mire castet e gjendjeve shperthyese, nervoze e dramatike me ato te nje rrefimi te qete dhe bisede bindese, me tone te natyrshme, nenvizime logjike dhe sjellje te perkore. U shqua me rolin e Demir Agos ne dramen Maro Mokra, 1978, dhe ate te Sales ne komedine zonja nga qyteti, te dyja te Ruzhdi Pulahes* (si dhe filmin gjegjes te kesaj te fundit, 1976).
Ka pasur role kryesore ne dramat shqipe, si: Hijet e nates, Keneta, Martesa e avokatit, Mosha e bardhe, Te pamposhutrit, Djemte e Bato Gores, Me gjuhen e pushkes, Plumbat e shkronjave, Qyteti i akuzuar si dhe pjese nga autore te huaj si Vajza pa prike e N. Ostrovskit, Koprraci e Molierit, Nata e dymbedhjete dhe Otello te Shekspirit, Ishin te gjithe bijte e mi e A. Milerit etj. Emri i tij eshte po kaq i njohur, ne mos me shume, ne kinema; aktor i natyrshem dhe i aktiviuar dendur ne ekran, me 36 role te ndryshm,e me te shumtat kryesore apo te rendesishme.
Ne rolin e Besimit ne filmin Ilegalet fitoi Medalionin e Festivalit I te Filmit Shqiptar, 1976; po ate vit luajti Taren ne filmin Perballimi; me tej jetesoi Murat Shtagen te filmi Njeriu me top, 1977, nje figure e dhimbsur, martir e atdhetar i devotshem. I vecante ishte roli i Qazim Belulit ne filmin serial I treti, 1978.
Vijoi te sjelle ne ekran nje sere karakteresh te gjalla si avokati te filmi Asgje nuk harrohet, 1985, nderuar me Medalionin e Festivalit; Zalo Kapllani te filmi serial televiziv Agimet e stines se madhe, 1981; mjeku nazist, cinik dhe i tmerrshem, qe eksperimentonte me kaviet njerezore, te filmi Rrethi i kujteses, 1987; fajdexhiu te filmi Vitet e pritjes, 1990 etj. Vdiq ne Selanik, Greqi. Mbante titullin “Artist i merituar”.