Aktori i Teatrit te Vlores “Petro Marko” Arben Tartari

0

 

 

Arben Tartari (1962). Aktor. Lindi ne Vlore, me 13 mars. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve per aktor (1988) dhe filloi pune ne teatrin “Petro Marko”* te Vlores.

 

Ne 20 vjet karriere si aktor ka jetesuar mbi 40 role, prej te cileve vecohen: Petriti te drama Familja e peshkatarit e Sulejman Pitarkes* (1989), Kusti te Korrupsion ne pallatin e drejtesise, regjisor Luixhi Moretti (2001), te Sos ne hotel (1992), Ai te Para semaforit (1999, ku ishte edhe regjisor) dhe i dehuri te Shpirti i ujkut (2004, edhe regjisor), tre drama te Ferdinand Hysit*; prifti te Sakrifica sipas romanit Ura me tri harqe te Ismail Kadarese*, Santi te drama Vrasesit i lame pas e Teodor Lacos* (2007).

 

A.T. eshte aktor i profilit dramatik, anon nga personazhet me mbarsje pozitive, virtyte si dhe peshtjellime shpirterore ne perpjekjen per rrugedalje. Ka nje ze te ngrohte, sens dhe vetepermbajtje, shqiptim te paster te fjales.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here