Aktori i Teatrit te Gjirokastres Thoma Pesha (1938-2014)

0

Thoma Pesha (1938-2014). Lindi me 5 shtator 1938 ne fshatin Labove e Madhe ( e Zhapes ). Shkollen fillore e mbaroi ne vendlindje, kurse te mesmen teknike ne Vlore. Me kthimin ne Gjirokaster filloi aktivitetin si amator ne estraden e qytetit. Me 28.11. 1968 ishte nje nder 6 aktoret e zgjedhur amatore me te cilet u krijua teatri profesionist i Gjirokastres.

Me pas perfundon me sukses kursin 1-vjecar ne Studion prane Teatrit Popullor te Tiranes ku pedagog kishin te madhin Kadri Roshi. Per diplomim iu dha roli i Leninit per te cilin punoi me Lazer Filipin. Per 25 vjet rrjesht ka luajtur ne skenen e teatrit te Gjirokastres rreth 60 role, nga te cilet 30 kryesore dhe 15 te dyta (duke mos harruar ketu edhe role episodike ne filma te ndryshem kinematografike).

Vlejne te permenden rolet kryesore tek drama ” Kurbeti” e Cajupit apo ”Vatra e huaj” ( ”Shtepia ne qytet” ) e Ndrek Luces qe ne Festivalin e teatrove profesioniste ne Shkoder paten nje sukses te madh. Nje rol kryesor qe eshte pelqyer jashte mase jo vetem prej publikut te Gjirokastres, Fierit, Tiranes, por edhe prej specialisteve e kritikeve letrar ( si Miho Gjini etj.) ka qene roli i Trush Marines tek drama ” Fundi i sinoreve ”, me autor Maku Pene nga Fieri.

Me vone pasojne rolet e Mato Grudes te drama ”Njeriu me top” e Dritero Agollit, e Piro Shpiragut tek ” Mulliri i Kost Bardhit” te Jakov Xoxes, e priftit franceskan tek drama ” Gryka e Namun” e Kol Jakoves, drejtorin te drama ” Drita ” e Mimika Luces, etj , etj. Dy dramat e fundit qe ka luajtur para se te dilte ne pension jane, ”Kenge djepi e shitur” dhe ” Erashka”. Gjate karieres se tij artistike ka bashkepunuar ngushte me regjizorin e teatrit te Gjirokastres Bernard Kokalari, por edhe me artiste te tjere te medhenj si Pjeter Gjoka, Dhimiter Pecani, Piro Mani, Mihallaq Qilleri e shume e shume te tjere . Ndahet nga jeta ne 16 shkurt 2014.

Ne karrieren e tij Pesha numeron me dhjetra role te arrira dhe duartrokitura fale talentit te lindur dhe perkushtimit te tij ne skene.Nder rolet e interpretura prej tij vecohen:

Nje krisme ne erresire (Doktori), Ushtari Hiks ( Gjykatesi), Shtepia ne bulevard (Halimi)
Nje vit ne kantier (Shabani), Shtrengate ne mal ( Shmidi), Ishte kohe lufte (Nasi), Nje dimer i shkurter (Xha Gaqo), Rrenjet (Zeneli), Lagjia e varfer (Adnani), Udha e Zavalinajve ( Isuf Zavalina), Njerez mbi shkemb (Xha Aliu), Dasma e madhe e dritave (Miku I shtepise), Shqiptaret kane gjunje por nuk dorezohen( Rapo), Historia e nje nate (Myrteza Shkembi), Djem te mbare ( Besimi), Tinguj dhe krisma (Beqiri),

Pyesni malet (Demiri), Per pak toke dhe nje grua (Prenga), Kufiri i gjakut (Hate Nurja), Ne ngjitje ( Veizi), Perballe vehtes, Aeroporti (Oficeri Italian), Operacioni (Hamdiu), Fundi i sinoreve ( Trushi), Njeriu me top (Murati), Shqetesimet e Anes (Bahcevani), Gryka e nemur (Dom Rroku), E fejuara (Kryetari), Atje ne Ibro (Mikeli), Kerkoj shtepine time ( Besimi), Ishte kohe lufte (Tamazi), Kenge djepi e shitur (Roje nate), Kjo nuk duhet harruar (Rustemi), Dashuri e vertete ( Pensionisti), Dite dashurie (Tonjini), Shtepia me dy porta (Harrilla), Fjala e dhene (Marku), Mbroj te verteten (Arseni), Burrat e lirise( kryetar I komitetit).

Thoma Pesha vec kontributit dhe realizmit te mjaft roleve te interpretuara me mjeshteri, ka kontribuar edhe si asistent regjisor, ne mjaft premiera te ndryshme te vendosura ne skenen e Tetarit Profesionist Zihni Sako.

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here