Aktori i njohur korçar Ligoraq Riza

0

Ligoraq Riza

Datelindja:  18 janar 1951

Vendlindja:  Korçe

Nenshtetesia: Shqiptar

Profesioni:  Aktor

Titulli:  Mjeshter i madh

Aktori i njohur korçar Ligoraq Riza ne vitet 1969 – 1973 ka kryer studimet ne Institutin e Larte te Arteve ( degen e artit dramatik ). Pas diplomimit ne vitet 1973 – 1975 emerohet aktor ne Teatrin  Profesionist te Gjirokastres ku realizoi mbi 10 role ne drame dhe komedi. Vitet 1976 – 1989 e gjejne aktor ne Teatrin e Varietese dhe Humorit ne  Pogradec, ku ka realizuar mbi 200 role ( drame, komedi, skeçe, parodi dhe kuplete ). Prej vitit 1989 e deri sa doli ne pension ka qene aktor i Teatrit “A. Z .Çajupi” Korçe.

Ne skenen e ketij Teatri, te qytetit te tij te lindjes ka luajtur mbi 50 role ne vepra te dramaturgjise boterore dhe asaj kombetare. Nga viti 2000 – 2016 perveç punes si aktor kreu edhe detyren e regjisorit te Teatrit te Kukullave per te cilen ishte emeruar. Ligoraq Riza ne kete Teater vuri ne skene 17 premiera ku 13 prej te cilave mbajne autoresine e tij.

Gjate karieres se tij artistike, krahas punes ne Teater ai ka interpretuar ne mbi 10 filma artistike ne kinema dhe televizion si:

“Zonja nga qyteti”

“Balle per balle”

“Nje shoqe nga fshati”

“Dita e pare e emerimit”

“Shoke te nje skuadre”

“Ngjyrat e moshes”

” Vdekja e burrit”

“Fantazma e shejtanka

“E madhe eshte gjema e mekatit”

“Endra e nje njeriu qesharak”

” Fajtori jam une”

Nder rolet e tij te spikatura ne vite ne dramaturgjine shqiptare permendim:

*Azis Lazon ne dramen ” Ishte kohe lufte” te Bernard Kokalarit

*Avdi beun tek “Vizita e miliarderit” nga Mirosh Markaj

* Jovanin tek “Anija fantazme” nga Namik Dokle

*Mjeshtri i torturave tek “Ankthi i perendive”nga Namik Dokle

*Havierin tek ” Arapi me trendafila” nga Skender Demolli

*Nuçin tek “Kohe per tu çmendur” nga Kiço Blushi

*Deputetin tek “Korbi i bardhe” nga Mihal Luarasi

* Leon tek ” Beqaret” nga Teodor Laço

Ne dramaturgjine boterore permendim keto role:

*Prefektin tek “Revizori” i Gogolit

*Ikhariovin tek “Bixhozxhinjte” e Gogolit

*Peti Pyken tek”Endra e nje nate vere” nga Shekspiri

* Usta Jakun tek “Kopraci” nga Molieri

*Baronin De Sotenvil tek “Zhorzh Dande” nga Molier

*Çubukovin tek “Fejesa” e Çehovit

*Taksisti tek “Kush vjedh nje kembe ka fat ne dashuri” nga Dario Fo

* Thoma Kacaroin tek ” Nje budalla e gjysme” nga Dhimiter Psatha

* Boçoaken tek ” Interesi i pergjithshem” nga Aurel Barang

* Piçemin tek  “Opera per dy grosh” nga Breht

* Bronin tek ” Kaloresi koprac” nga Pushkin

* Kantin tek “Endra te thyera” nga Steinbeg

* Njeriun qesharak tek ” Endra e nje njeriu qesharak” nga Dostojevski

*Ivanovin tek ” Fajtori jam une” nga Griskovec

* Orgoninin tek ” Tartufi” nga Molier

* Volponen tek “Volpone” nga Ben Xhonson

Pas daljes ne pension vazhdon te ushtroje profesionin si aktor ne projekte artistike ne Teatrin Kombetar, Teatrin Metropol dhe Teatrin “A. Z. Çajupi” Korçe.

Çmime ne Festivale Teatrore:

1993 – Festivali Mbarekombetar Shqiptar,Tirane – Çmimi ” Aleksander Moisiu” per rolin e Picemit tek drama ” Opera per dy grosh “

2002 – Festivali i Teatrit te Kukullave ” Xinxifilo”, Pogradec – Cmimi ” Regjia me e mire”

2004 – Festivali i Teatrit te Kukullave ” Xinxifilo”,Pogradec – Çmimi ” Regjia me e mire”

2010 – Festivali Nderkombetar i Teatrit ” Apollon 2010″,Fier – Çmimi ” Apollon i Arte” per rolin e Tat Tanushit tek monodrama ” E madhe eshte gjema e mekatit ” e Mitrush Kutelit

2011 – Festivali i Teatrit te Kukullave “Xinxifilo”, Pogradec – Çmimi “Libreti me i mire”

2015 – Festivali i Kukullave “Xinxifilo”, Pogradec – Çmimi i Karieres

2019 – Festivali Teatror “Kokofest” Korçe – Çmimi i Karieres.

Ligoraq Riza mban dy tituj te larte: Ne vitin 2010 Bashkia Korçe dhe Keshilli Bashkiak i akordojne titullin e larte “Emblema e arte”.

Me 25 prill 2017 Presidenti i Republikes  Bujar Nishani i akordoi titullin e larte ” Mjeshter i madh”

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here