Vasillaq Vangjeli (1948-2011). Aktor. Lindi ne Peshkopi, me 19 shkurt. Pas mbarimt te studimeve te larta ne Institutin e Larte te Arteve* filloi pune si aktor ne Estraden e Tiranes*, me 1976. Ka punuar si regjisor ne kete teater ne vitet 1976-1982. Ka luajtur mbi 300 role ne komedi te shkurtra, skece, monologue dhe spikati vecanerisht ne llojin e kupletit dhe te porodise.
Kishte nje ze te kendshem, aftesi muzikore, i binte instrumentit te firzamonikes , cilesi qe e kane ndihmuar prej nje prani aktoriale sa me aktive ne njemendesimin me hijeshi te shume parodive a kupleteve. Ka interpretuar po ashtu mbi 15 role ne filma artistike dhe telefilma.
Beri ze qysh heret me rolin e skulptorit spekulant, Kocit, ne komedine e Ruzhdi Pulahes* Zonja nga qyteti, 1976, sikurse edhe ne filmin gjegjes me po kete titull, ku shembelleu ne pamje groteske dhe me nje tallje te hapur tipin ekscentrik e te budallallepsur, kinse artistin e madh, presidentin komik e te papershtatshem e per t’u fejuar me Melin, bijen e Ollges.
Ne vitet 1992-1993 krijoi nje nga figurat me mbreselenese, ate te komandantit, ne komedine dhe me pas ne telefilmin me tri seri Gjuetia e fundit ,skenari dhe regjia Koco Devole*. Shpotia e tij ndaj figures se diktatorit komunist, Enver Hoxhes, ishte e besueshme, packa se e paraqitur ne rrafshe groteske si dhe fale nje qendrim sarkastik te natyres sfiduese e pertallese .
Ne telekomedine Dashi pa brire (regjisor Arian Culiqi,1993), luajti me nje humor te shpenguar rolin e pijanecit, ku ra ne sy per mbare pershtatshmeria e bukur e te sjellurit ndaj figures, njemendesia psikofizike kundruall saj.
Ne rrafshe po aq sarkastike i ka misheruar ai edhe disa role te tjera te goditura, te luajtura ne skenen e estrades apo ne telefilma, si hetuesi te Revolja e heroit (1995), doktori te Canta e zeze (1996), I treti tek Oreksi i madh (1996), regjisor K. Devole. Eshte dekoruar me Urdhrin “Naim Frasheri”, Klasi l.