Theofil Haxhijani (1939). Aktor. Lindi ne Delvine. Spikati si aktor i humorit ne Levizjen Teatrore Amatore te Delvines dhe per aftesite e tij u terhoq ne Estraden Profesioniste te Sarandes, ne shtator te vitit 1965. U martua me aktoren Violeta Haxhijani, me te cilen interpretoi se bashku ne skenen e kesaj estrade shume role, sidomos kuplete, parody, skece te muzikuara, komedi muzikore etj.
Ka realizuar mbi 200 role, kryesisht ne gjinite e shkurtra te humorit,, por u be i njohur posacerisht si kupletist e parodist me zerin e tij te ngrohte, melodioz, me sensing ironik e sarkastik si dhe me mimiken karakterizuese. Krahas roleve ne llojet e shkurtra te dramaturgjise si skece, dialoge, monologue, kuplete etj., luajti edhe role ne komedi.
Sokrati te komedia Me plot deshire, 1978, ishte nje nga figurat me te arrira te tij, ku terhoqi vemendjen shpotia ndaj zyrtareve te shkeputur nga jeta, sikurse edhe dhuntia per te luajtur bukur e me korrektese ne partin vokal-muzikor. Me pas interpretoi tenente Moretin ne komedine muzikore Alarm ne postekomande, 1981 te Enver Isufit. Pas vitit 1991 emigroi ne Greqi, Athine, familjarisht, ku edhe jeton. Ne vitin 1979 i eshte dhene titulli “Artist i merituar”.
Ka interpretuar edhe ne disa filma ku permendim; Polici ne filmin “Udhetim ne pranvere” – (1975); Zequa ne filmin “Nga mesi i erresires” – (1978); Regjisori i grupit amator ne filmin “Pranvere ne Gjirokaster” – (1978); Josifi ne filmin “Historiani dhe kameleoni” – (1989).