Fadil Hasa (1940-2018). Aktor i humorit. Lindi ne Kruje, me 8 prill. Kreu gjimnazin “29 Nentori” ne Shkoder. U aktivizua dhe u be i njohur si aktor, me te dhena te shprehura ndaj teatrit te varietese qysh me grupin e Estrades Amatore te Portit te Durresit (1963-1970). Per pasoje ne vitin 1970 u thirr si aktor profesionist ne Estraden e Durresit*, ku punoi deri sa doli ne pension, me 1993.
Ka luajtur shume role ne komedi me nje akt, skece, parodi e pantomime, dialoge dhe forma te tjera te shkurtra te estrades. U bene te njohura per publikun e gjere interpretimet e disa roleve, si: Latifi te Sheqer-sheqer, Rrema tek Or ti i keshillit, Hamdiu te Mysafiri i paftuar, Qyli (monolog) etj. F. Hasa ka luajtur edhe ne disa filma, si: Zevendesi i grave, Mao Ce Dun (Hekurani, 2004), Trapi i vjeter (oficeri, 2005), Lutje dashurie (besimtar mysliman, 2005).
E vecanta e tij ishte loja me “seriozitetin” e shitur te personazheve, duke nxjerre ne pah qe andej budallallekun, naivitetin, dobesi e mangesi te caktuara karakteri, fale shume befasimeve te kendshme humoristike, qe ai perdori, si dhe ndjenjes se larte te ritmit apo perdorimit te frytshem te kontrapunkteve. Kishte nje veprim dinamik ne skene, ishte spontan dhe i shpenguar, me nje pershtatje te mire aktoriale ne perjetimin e situatave ku gjendeshin personazhet.
Rendom, me karakterizime te imeta e me shije ne menyren e te folurit, ne gjeste e mimike, ai ka ravijezuar tipa te shumte nga shtresat popullore, bujq, punetore krahu, familjare, prinder, here te mencur e here te trashe, here te ngathet e here te shkathet, por duke e ruajtur ngahere sensin e mases.
Kjo eshte shfaqur si nje cilesi e vyer e aktrimit te tij ne aplikimin sa me te dobishem te formave sarkastike, te farses, te burleskes, te ekzagjerimeve, te karikaturizmit, deri te “budallallepsjes” se qellimte te sjelljes se personazhit etj. Mban titullin Artist i merituar. Ndahet nga jeta ne 16 korrik 2018.
Për të gjithë ata që marrin shkrimet autentike nga faqja Aktorët Shqiptarë.info, dhe nuk citojne burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar, në bazë të Nenit 80, Ligji 35/2016. Faleminderit për mirëkuptimin.