Aktori i humorit Aleko Prodani (1938-2006)

0

 

 

Aleko Prodani (1938-2006). Lindi ne Korce, me 19 maj. Kreu shkollen e mesme pedagogjike ne vitin 1956. Punoi mesues ne fshatin Moglice. Nisi te aktivizohet qysh ne vitin 1956, kryesisht ne qytetin e Maliqit me grupin amator te teatrit dhe te estrades.

Ishte nder aktoret themelues te Estrades Profesioniste te Korces*. Me vone punoi per pak kohe ne Estraden e Ushtarit*, pastaj rishtazi u kthye ne trupen e Estrades se Korces dhe aty u afirmua si aktori me i shquar i saj, me nje profil te patjetersueshem artistik.

 

I shkathet, me fantazi, energjik, i pershtatshem ndaj rrjedhes se pritur te ngjarjeve dhe thyerjeve te veprimit skenik, po ashtu improvizues, organik dhe i atyapertyshem ne raport me partnerin, nga ana tjeter ai eshte dalluar edhe per sensing e holle te lojes, ku spikat aftesia dhe qasja e tij vetedemaskuese kundrejt personazheve.

Kishte dhunti te mira vokale si kupletist e parodist. A. Prodani ka njemendesuar qindra role ne gjinite e shkurtra te humorit, si komedia me nje akt, skeci, parodia, dialogu, monologu, pantonomia etj. Realizoi me sens te holle komik rolin e Zylo Kamberit ne nje shfaqje variete me po kete emer te Estrades se Korces, si dhe ne nje cikel televiziv.

 

Ka marre cmimin “Aktori me i mire” ne Festivalin e Estradave ne Gjirokaster (1978), sikurse edhe ne ate te Tiranes (1994). Krahas morise se roleve ne estrade, luajti mblesin Sofo te koemdia Nje nuse per Stasin e Teodor Lacos* dhe ne vitin 2001 realizoi me cilesi te larte rolin e Thimaqit ne komedine Zonjusha 39 vjece e Saqellarsit.

Me rolin e Dhorit ne komedine O deputet, o gjenjeshtar, e Dhimiter Psathait, ate te Kishotit ne komedine Hajdutet shkojne ne DP e Dario Fo-se, si dhe Andrean ne komedine Hipokritet te K. Papadhopulos, fitoi cmimin e “Aktorit me te mire te komedise” ne Festivalin e Aktorit “Apollon” ne Fier, perkatesisht ne vitet 2002, 2004 dhe 2005.

 

A. Prodani eshte nje nga aktoret humoriste shqiptare me individualitetet te qarte e te paperseritshem; elegant, i paster, fin.

Ben nje loje te kulturuar, pa banalizime e vulgarizime. Shfrytezon me efikasitet te plote situaten komike ku ndodhet personazhi, duke operuar me nje pershtatshmeri aktoriale te lakmuar dhe duke e veshur sjelljen e ketij personazhi me nje mori hollesish, detajesh e gjetjesh komike te mprehta.

Vdiq ne skene me 2 maj 2006, duke interpretuar rolin e Aldos ne komedine Tre burra per nje grua te Dario Fo-se. Mbante titullin “Artist i merituar”.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here