Sot Beni qe ecte vete mbush 51 vjeç dhe ne i urojme te festoje sa me shume vite te tjere. Herion Spiro Mustafaraj ka lindur në Vlorë në 10 Gusht të vitit 1968. Në moshën 6 vjeçare zgjidhet nga regjisorja Xhanfize Keko (Artiste e Popullit) për të interpretuar rolin e Benit në filmin “Beni ecën vetë”.
Karriera e tij kinematografike do të vazhdojë me filma të tjerë si “Tomka dhe shokët e tij” . “Shoku ynë Tili”. Pas mbarimit të shkollës së mesme në vitin 1986 fillon studimet e larta në Akademinë e Arteve në Fakultetin e Dramës. Gjatë viteve të Akademisë interpreton edhe në dy filma të tjerë “Rikonstruksioni” dhe “Sinjali i dashurisë”.
Në vitin 1990 diplomohet dhe largohet nga Atdheu në vitin 1991 në drejtim të Sh.B.A. Në Amerikë mbaron disa kurse për aktor dhe niset drejt Hollywood-it për të punuar atje. Kohët e fundit ka interpretuar në një dramë së bashku me Uliks Fehmiun (djalin e aktorit Bekim Fehmiu.