Aktori gjirokastrit Fane Bita

0

 

 

Theofan Bita. Lindi në qytetin e Gjirokastrës në 27.03.1947. Ai është një nga aktorët ikonë të teatrit Profesionist të Gjirokastrës. Talenti dhe bukuria fizike ishin dy shtyllat kryesore të këtij aktori që rrëmbeu vëmëndjen e rregjisorëve të ndryshëm të teatrit dhe filmit. Ai është një nga aktorët më jetë – gjatë në skenën gjirokastrite.

Talenti i tij i spikatur u mbështet edhe nga ndjenja e bashkëpunimit, seriozitetit dhe këmbënguljes në punë. Profesionalizmi i tij bëri që regjisorët e Kinostodjos “Shqipëria e re” ti besojnë atij role të cilat ai i realizoi me sukses. Ne skenën e teatrit “Zihni Sako” të Gjirokastrës ai luajti me dhjetra role ndër të cilët ne do të veconim:

 

“Fundi i botës” -Alcibadi, “Për pak tokë dhe një grua” -Bujtesi, “Erashka” –Baroni Cedrit,
“Pyesni malet”-Elmazi, “Fundi I sinorëve” -Ndoni, “Njeriu me top”-Xhabiri, “Shqetësimet e anës” -Aleksi, “Ndeshja”-Asllani, “Pabesia”-Dania, “Këngë djepi e shtirur”-Rouri, “I pa djallëzuari”-Caparas, “Ishte kohë lufte”-Rustemi, “Burrat e lirisë” – Çerciz Topulli “Beselam pse më flijojnë”-Molosi, “Qyteti I akuzuar”-Poeti, “Një letër e humbur”, “Zani Partizani” -Komandanti, “Shtrengate ne mal”-Aleksandri, “Ishte kohe lufte’1974-Rustemi…

 

“Rrenjet”-Fshatari, “Ishte kohe lufte”1986-Azisi, “Kerkoj shtepine time”-Besimi, “Njeriu me top”- Xhabiri, “Duke u gdhire viti 1945”- Ndoni, “Udha e Zanalineve”- Korespodenti, “Djem te mbare”- Demiri, “Operacioni”- Grori, “Aeroporti”- Milici, “Dashuri e vertete”- Mentori, “Perballe vetes”- Delo Sinani, “Kjo nuk duhet harruar”- Xhaferi, “Ne ngjitje” – Marku, “Kufiri I gjakut”- Fejzo Gravicia, “Shtepia me dy porta”- Braho, “Mbroj te verteten”- Aureli, “Liri a vdekje ”Koncert i fjales artistike “Shqiptaret kane gjunje por nuk dorezohen”.

 

Një kontribut po kaq të vyer Fane Bita rregjistroi edhe në kinematografinë shqiptare. Ai interpretoi ne dhjetra filma artistikë si: “Ata ishin katër” (1977) Komisari. “Shtërngata në mal” (1979) Aleksandri, “Liri a vdekje” (1979) Hito Lekdushi, “Goditja” (1980) Astriti, “Agimet e stinës së madhe” (1981) Sulo Abazi, “Dita e parë e emrimit” (1981) Gjika, “Vendimi” (1984) Isai, “Bardhësi” (1986) Mjeku.

 

Theofan Bita eshte emeruar prane Estrades-Teater te qytetit ne vitin 1973 dhe ka dhene kontributin e tij deri ne vitin 1991. Pikerisht ne kete vit ai eshte emeruar edhe drejtor i Teatrit “Zini Sako”.

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here