Aristotel Stefani aktor.lindi ne Zagorie te Gjirokastres, me 5 tetor 1931 .veprimtarine artistike e ka nisur heret, qysh me 1946 me grupet amatore te teatrit ne qytetet Kucove e Patos, ne pas e vazhdoi ne qendrat e punes e te prodhimit ne qytetin e lindjes. Ndonese pa arsimin perkates, shume shpejt u rreshtua ne radhet e artisteve me te mire te Teatrit dhe Estrades Profesioniste te Gjirokastres*.
Ne vitin 1957 u emerua si aktor profesionist ne kete estrade, duke krijuar neper vite nje galeri tipash, ku binte ne sy humori i tij i shpenguar, portreti interesant, si dhe plastika. Krahas punes si aktor, A. Stefani spikati edhe si zhongler e parodist. Nga viti 1967-1976 ishte regjisor ne pallatin e kultures “A.Z. Cajupi”.
Me ngritjen e teatrit profesionist, me 1976, kaloi aty si aktor komedie deri sa doli ne pension. Figurat e shumta te krijuara prej tij, ne rreth 25 veora te plota dramatike, si dhe 11 role ne kinematografi, me se shumti jane karaktere te marra nga shtresat fshatare dhe mjediset popullore, qe mbartin e shprehin me humor menyra te sjelluri e te reaguari tipike shqiptare, duke lene gjurme ne kujtesen e spektatorit.
Gjakonte drejt individualizimit te figures artistike. Me te njejten force interpretative debutoi sin e drame, ashtu edhe ne komedi. Kjo u pa ne shfaqhet: Udha e Zavalinajve, Djem tem bare, Duke gdhire viti ’45, Njeriu me top, Perballe vetes, Per pak toke dhe nje grua, Beselam pse me flijojne, 14 vjec dhender, Erashka, I padjallezuari etj.
Nje nga realizimet e suksesshme te A. Stefanit ishte roli i Mataqes ne komedine Fundi i botes e Viktor Eftimiut (1983), regjisor Bernard Kokalari*. Ka dhene kontribut te shquar ne evidentimin dhe zbulimin e vlerave folklorike te krahines se Zagorise duke marre pjese aktive si koreograf, kengetar e valltar, i dekoruar disa here ne festivale te ndryshme.