Fatos Sela lindi ne 2 tetor te vitit 1948 dhe u nda nga jeta ne 18 dhjetor 2013. Studimet e larta i perfundoi ne vitin 1972 ne institutin e Larte te Arteve dega dramaturgji. Ne vitin 1972 – 1975 punoi si regjisor ne Televizionin Shqiptar. Ne 1975 u transferua ne teatrin “Bylis” te Fierit ne te cilin punoi si aktor deri ne vitin 1995.
Ka interpretuar në këto filma: Gunat mbi tela (1977) , Hodo – Shtëpia jonë e përbashkët (1981), Bashkimi – Nëntori i dytë (1982), oficeri turk – Gracka (film) (1983), Baja – Të paftuarit (1985), Cezar Dibra – Vjështë e nxehte e ’41 (1985), Bako – Një vit i gjatë (1987), Likurgu – Pesha e kohës (1988), Trifoni – Pas takimit të fundit (1990), komisar Ganiu – Bolero (1997), instruktori i baletit – Tirana, viti zero (2001), qeveritari.
Pamje nga ura (2007) teatër – dhe si regjisor në Heronjtë e Vigut (1977). Aktori Fatos Sela ndahet papritur nga jeta. Mbremjen e 18 dhjetorit dhe ne ora 18 ai nderroi jete ne nje spital te Tiranes ku prej disa javesh ishte shtruar me urgjence per shkak te nje tumori në stad te avancuar.
Fatos Sela, aktor i Teatrit Kombetar prej vitit 1995, ka qene nder emrat me te kerkuar nga regjisore te brezave te ndryshem, per te realizuar karaktere nga Çehov, Ibsen, Uajld, Miler, Dyrrenmat po edhe realizime modeste te figurave te historisë kombetare, siç ishte shfaqja e tij e fundit “Ëndrra e Ismail Qemalit”.