Benon Lopari ka lindur ne qytetin e Elbasanit me 20 qershor te vitit 1956. Ka mbaruar Institutin e Lartet e Arteve (1977–1979) dhe ka punuar ne Teatrin “Skampa” te qytetit te Elbasanit nga viti 1979 deri ne vitin 1995 si aktor perkrah aktoreve si Demir Hyskja, Astrit Cerma, Shpetim Shmili, Piro Kita etj. Shkeputet nga teatri per disa vite per tu rikthyer perseri si drejtor teatri ne vitin 2006 dhe me pas ne vitin 2008 emigron ne Kanada.
Benon Lopari gjate punes ne teater eshte aktivizuar dhe ne 6-te filma artistike ku roli i pare do te ishte po ne vitin 1979 tek filmi “Pertej mureve te gurta” me regji te Gezim Erebares dhe ku do te vazhdonte me rolin e dyte ne vitin 1984 tek filmi “Fushe e blerte, fushe e kuqe” dhe ky film i regjisorit Gezim Erebara, duke vazhduar me pas me filmin “Pranvere e hidhur” (1985), “Bardhesi” (1986), dhe roli i tij i fundit eshte tek filmi “Kronike e nje nate” i vitit 1990 me regji te Esat Ibros.