Aktori durrsak Xhelal Tafaj (1953)

0

 

 

Xhelal Tafaj (1953). Aktor. Lindi ne Tirane, me 31janar. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve, me 1976, dhe fill me pas u emerua aktor ne tatrin ‘’Aleksander Moisiu ‘’* te Durresit; pak kohe ishte drejtor i tij (1998). Ne vitin 1992-1995 punoi si nepunes per kulturen ne Bashkine e Durresit.

Roli i pare ishte ai i Spartit te drama Deshtimi i nje kryqezate e Kadri Pirros *; me pas luajti role kryesore, me se shumti ne planet romantike, heroike e dramatike, personazhe pozitive me lengata dashurie, pervuajtje ekzistenciale apo lufte per mbijetese, si Bozdari te Pertej dashurise, dramatizimi i poemes se Jeronim de Rades ‘’Serafina Topia ‘’(1984), Hepi Bern te Net vere, dramatizim i romanit Nete tragjike amerikane te Erskin Kollduellit, Marko te kenge dashurie me korba (1994) dhe Marko te Qytet pa dashuri te Bashkim Hoxhes *, Altini te Trokitjet ne dyert e dhimbjes (2001), autor e regjisor Serafin Fanko *, doktori te Babai e A. Strindberg.

Here pas here ai shkeputej nga modeli tashme i provuar i aktorit –hero, apo ai i personazheve te pervuajtur mes peripecive te dashurise, fatalitetit, deshtimeve, rrethanave tragjike etj.

Provonte me sukses edhe ne komedi, filluar qe me rolin e Agronit te Kartela e verdhe (1981), me shefin e karabiniereve te Kush paguan (2004) e Dario Fo-se, apo me role negative nen optika satirike e sarkastike si Grigu te Ylli pa emer e M. Sebastian (1998), Knurov te Vajza pa prike (2006) e N. Ostrovskit etj. I ketij formati, por i perpunuar saje logjikes se forte te veprimit, ishte edhe roli i Stonit te drama Tango (2008)e Slavomir Mrozhekut .

 

Me figuren kontradiktore te Alfredit te drama Te jesh nene e Roberto Braccos, 2006, fitoi cmimin si ‘’Aktori me i mire ‘’ne Festivalin e Teatrit Shqiptar ne Diber, Maqedoni. Ka luajtur edhe ne filma, ku spikati me rolin e Fatjonit tek Mysafiri.  Xh. Tafaj ben nje aktrim te ndjere, pergjithesisht ne tone psikologjike e forma te buta, por ku nuk perjashtohet, perkundrazi theksohet pervuajtja; ka nje qetesi te brendshme, vetesiguri, prani skenike te shfaqshme, ze te bukur dhe shqiptim te qarte te fjales, hir skenik.

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here