Lutfi Hoxha (1934). Aktor. Lindi ne Durres, me 1 qershor. Kreu studimet ne liceun artistik “Jordan Misja”* ne Tirane. U terhoq ne teatrin “A. Moisiu”* te Durresit si aktor profesionist pas nje veprimtarie te gjate ne Levizjen Teatrore Amatore te qytetit te lindjes.
Ne mozaikun e roleve te tij perfshihen tipa te larmishem, nga shtresa te ndryshme sociale, me prirje e tipare te mevetesishme. Vecanerish ka qene i shumepelqyer per personazhe te moshuarish shpirtbardhe, ngacmues, babeloke e hokatare te mprehte, ngushellues ndaj deshperimeve te te rinjve te dashuruar, keshillues, qe perfaqesojne rendom edhe kumtimin moral e mesimedhenes qe rrjedh nga pervoja e tyre jetesore; po keshtu, te shumte kane qene edhe rolet me mbartje negative, njerez dinake apo tuhafe, pijanece apo shpirtvegjel.
Gjasa te ketilla jane njemendesuar ne rolet: Gjeloshi te drama Votra e huaj (1956) e N. Luces*, Skapeni te Dredhite e Skapenit (1957), Arlekini te Nusja dhe vjehrra dhe Argani tek I semuri imagjinar (1982) te Molierit, Sokrati te komedia Bileta e lotarise (1964) e D. Bubanit*, Papuliu te Dy me zero (1974) e S. Comores*, si dhe shfaqjet Mulliri i Koste Bardhit, Pulebardha, Familja e peshkatarit, Prefekti, Mirmengjes Elona, Qytet i akuzuar, Nuk paguajme, Dy vellezer e gjysme, Korbi i bardhe etj.
Aktrimi i tij bie ne sy per sigurine dhe qetesine e brendshme ne percjelljen e fjales se ndere, per hirin skenik dhe zotesine per te theksuar ate cka eshte thelbesore ne nje veprim, gjest, replike a situate te caktuar, pa britma dhe pernxitje te jashtme. Edhe ne kinematografi ka luajtur 12 role, te interpretuara pergjithesisht ne prerjet tipologjike te siperpermendura. Terhoqi vemendjen vecanerisht me rolin e babait, ne filmin Shoku yne Tili, 1981. Mban titullin “Artist i merituar”.