Skender Plasari (1934). Aktor, skenarist, pedagog. Lindi ne Tirane, me 13 maj. U aktivizua heret ne Levizjen Teatrore Amatore dhe ne vitet 1953-1957 ishte aktor ne Estraden e Kufirit, ndersa ne vitet 1958-1979 aktor ne Estraden e Shtetit*, ku luajti role te shumta. Spikati te Dembeli, Ta kerrej apo most a kerrej, Pantomime akrobatike etj.
Ne vitin 1964 ka punuar edhe ne Cirkun e Tiranes* si akrobat. Nga viti 1979 e ne vijim ka qene, ne kohe te ndryshme, pedagog i lendeve: “Levizja skenike”, “Fjala artistike” dhe “Mjeshteria e aktorit”. Ka mbaruar pa shkeputje nga puna Institutin e Fizkultures, me 1966. Arritjet dhe ndihmesa e tij me e madhe lidhet me letersine si shkrimtar humorist duke furnizuar repertorin e estrades me mbi 100 pjese te llojeve te ndryshme, kryesisht skece, dialoge, monologe etj.
Ai njihet edhe si skenarist me filmat Shtigje lufte, Duke kerkuar 5-oreshin, Odisea e tifozeve, Cirku ne fshat dhe posacerisht me skenarin e filmit Kapedani, qe pati nje sukses te bujshem per kohen dhe qe mbetet nga arritjet me cilesore te kinematografise shqiptare.
Te ky skenar, perpos krijimit te dy karaktereve shqiptare origjinale, Sulos dhe Beqos si nje dyshe perplotesuese dhe kontrapunktuale, si edhe kapjes me inteligjence te dukurise komike qe lidhet me qendrimet nenvleresues e patriarkale te burrit ndaj gruas, u soll po ashtu nje forme e veshtrim i cliret, plot situate humoristike, replika gazmore e te papritura te kendshme. S. Plasari ka luajtur edhe ne disa filma, si: Debatiku, Vitet e para, Detyre e posacme, Njesiti gueril, Radiostacioni.
Krenari e Shqiperise?????☝️
Proud of you Professor Skender Plasari.
Urime nga zemra.
Krenari e Shqiperise. ???☝️
Komplimente nga zemra.