Sotiraq Çili lindi ne qytetin e Korçes me 15 mars 1942. Mbasi mbaroi arsimin e mesem, fitoi te drejten per te studjuar ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane, ne degen e dramaturgjise. Kete institut e mbaron me rezultate shume te mira dhe ne vitin 1964 emerohet aktor ne trupen e teatrit profesionist “A.Z.Çajupi” te Korces.
Nisur nga rezultatet e perfundimit te arsimit te larte dhe prirjeve te tij, regjisori Piro Mani i beson nje rol te rendesishem ne premieren e tij, ate te princit “Orsino”, ne komedine “Nata e 12-te” te Shekspirit, te cilen Sotiraq Çili e interpretoi me dinjitet. Disa nga rolet e interpretuara ne premierat:
Fredi – ne dramen “Mosha e bardhe” e D .Agollit, Myleri – ne dramen “Stina e kuqe” e F .Gjates, Komo – ne dramen “Engjejt e sketerres” e K. Bellkut, Demir beu – ne dramen “Me gjuhen e pushkes” e H .Minarollit, Genci – ne dramen “Bijat e cobanit” e A. Binos, Demiri – ne dramen “Era e lartesise” e N. Dokles, Roni – ne komedine “Zonja nga qyteti” e R. Pulahes, Xhimi – ne dramen “Gjithe bijte e mi” e A. Milerit, Kapiteni – ne dramen “Flamur ne dallge” e M. Stefes.
Duke bere fjale per kontributin e Sotiraq Çilit ne skenen korçare, nuk ka se si te mos e permendim faktin se ai ka kontribuar me role jo vetem si akotor por edhe si regjisor.
Ne teatrin profesionist ka regji ne premierat: Ne dramen – “Engjejt e sketerres” e K. Bellkut, ne komedine – “Karnavalet e Korçes” e S. Çomores, ne dramen – “Plumbat e shkronjave” e N. Priftit, ne komedine – “Nje buddalla e gjysem” e M. Stefes, ne dramen – “Hakmarrja e komites” e O. Grillos
Sotiraq Çili ka lujatur role te ndryshme, por kontributin e tij me te dukshem e ka ne kinematografi i aktivizuar ne rreth 15 filma, nder te cilet: Prita, Montatorja, Nje udhetim i veshtire, Tomka dhe shoket e tij, Gjeneral Gramafoni, Pas gjurmeve, Vjeshte e nxehte e 41-shit, Kush eshte vrasesi, Rikonstruksioni, Kronike e nje nate etj.
Ne vitin 1976 shkeputet nga trupa e teatrit profesionist dhe emerohet regjisor i trupes se Estrades Profesioniste te Korçes deri ne vitin 1997 kur doli ne pension. Ndahet nga jeta ne 19 gusht 2017.