Rikard Ljarja (1943). Aktor, regjisor. Lindi ne Shkoder, me 1 prill. Mbaroi shkollen e larte per aktore “Aleksander Moisiu”* (1964) dhe me pas u emerua ne teatrin “Migjeni te Shkodres. Qysh ne filllim u shqua per talentin e tij si aktor i filmit dhe shpejt u aktivizua ne rolin e pare, ate te Dritanit te Komisari i drites (1966), me te cilin krijoi nje portret te mevetesishem prej mesuesi atdhetar e te pushtuar nga idealet e bukura te diturimit te femijeve ne malesi.
Interpretimi i tij i dha ketij personazhi besueshmerine, natyrshmerine dhe prerjen njerezore, perkunder skemave te nje heroizmi bertites, imponues dhe “madheshtor”. Suksesi i merituar qe arriti me rolin e Dritanit i celi shtigje per t’u afirmuar si nje nga aktoret me te kerkuar te kinematografise ne figurat e heronjve te luftes e te punes, te cilet u interpretuan prej tij nga nje pozite e dukshme humane duke kerkuar ne aktet heroike te thjeshten dhe te domosdoshmen. Nje vit me pas interpretoi rolin e Skender Gurit ne filmin Dueli i heshtur (1967).
Fotogjenia e tij, zeri i paster baritone, vetesiguria dhe vetepermbajtja, te shoqeruara nga nje qetesi e brendshme e veprimit psikik dhe aftesia per te krijuar suspansen dhe kontrapunktet e nevojshme gjate procedimit te aksionit filmik, krijuan gjasat qe R. Ljarja te behet nga akotret e parapelqyer te regjisroeve. Maja me e larte e mberritur prej tij ne aktrim ishte Deda te filmi Rruge te bardha, 1974. Prirja per t’i dhene lojes vertetesine deri ne detaje te veprimit njerezor, se nje situate te jashtezakonshme, ku perkushtimi i pabuje ndaj detyres se ngarkuar si fillrojtes per te lidhur linjat e keputura telefonike ne kohe stuhie me bore, nga njera ane, dhe shpalosja e nje shpirti te ndrojtur, te bute, poetik por kembengules e vullnethekur, nga ana tjeter, realizuan shkrirjen e te madherishmes dhe heroikes me te thjeshten dhe te zakonten.
Ai perputhi me sens mase veprimet e verteta fizike prej fillrojtesi me ndjeshmrine dhe fjalen e ngarkuar me emocion. R. Ljarja ka luajtur mbi 25 role ne kinematografi, dhe vec figurave artistike te realizuara me siper, spikati edhe te Naimi (Plage te vjetra, 1969), Rrema (Shtigje lufte, 1974), Dino (Radiostacioni, 1979) etj. Loja e tij shenoi nje stilt e vecante. Ajo u shqua per natyrshmeri dhe vertetesi, kryesisht e trajtuar ne tone te uleta, te qeta, me nje ze te ngrohte, bindes dhe nje portret filmik terheqes, fotozhenik, nga ku buron po ashtu nje ndjeshmeri e thelle njerezore, tonet meditative, ato lirike e poetike.
R. Ljarja hyri i mevetesishem ne regjine filmike me filmin e tij te pare Ne pyjet me bore ka jete, 1978, ku edhe u njoh e u lidh ne martese me aktoren Marjeta Ljarja*. Vijoi me pas me xhirime filmash te tjere si regjisor, 10 te tille, ku bien ne sy vecanerisht filmat Radiostacioni (1980) – nje tablo lufte e paslufte me perplasje kundershtish, klasash (fitimtare e te rrezuar) nen nje linje subjektore perbashkuese: ngritjen e radiostacionit te ri qe do t’i sherbente paskesaj pushtetit te ardhur nga lufta; Sketerre ’43 (1980) – veprimi dhe situate tragjike ne nje kamp qendrimi nazist, ku vuajtja, torturat, rezistenca per mbijetese, te pleksura me faktorin politik vetedijesues te kohes krijojne nje tablo te kahut epiko – heroik, packa se hasen edhe mbishtresime te koncepteve dhe miteve politike qe vinin nga estetika socrealiste.
Nje qasje sidoqofte dramatike mundi te perditesoje ai ne filmin Fundi i nje gjakmarrjeje, 1983, ku gjakmarrja dhe armiqesia fisnore personale ridimensionohet ne miqesi dhe hakmarrje tashme kunder pushtetit dhe sipermarresve italiane, brenda optikes se njohur socrealiste. Nivelin me te mire te realizuar si regjisor R. Ljarja e mberriti me filmin Kur hapen dyert e jetes, 1980, me te cilin fitoi cmimin “Aleksander Moisiu”. Fale nje situate te rende e te jashtezakonshme (kryerja e nje operacioni ne nje klinike fshati dhe ne kushte izolimi nga Debora), filmi percjell idene e guximit, vullnetit dhe perkushtimit per pune, e pleksur ne menyre organike me korrupsionin dhe abuzimet qe vijne nga shfrytezimi dhe tepria e pushtetit, me vetedijen dhe qendrimet patriarkale, sikurse edhe me linjen spekulative te “optimizmit” dhe thirrjes ndaj te rinjve per t’u ngulur dhe per te ndertuar lumturine e tyre ne fshat. R. Ljarja mban titullin “Artist i merituar”.