Mark Topallaj (1937). Regjisor filmi. Lindi ne Rreshen, me 18 gusht. Kreu studimet e larta ne Institutin e Larte te Arteve*, dega dramatike, me 1965. Me 1967 filloi pune si asistent regjisor ne kinostudion “Shqiperia e Re”*. Biri i Mirdites (1969) ishte filmi i tij i pare dokumentar, i cili u pasua ne me shume se 20 vjet me 25 te tjere te ketij lloji.
Ne palitren tematike te filmave te tij perfshihen ato social-politike, ato historike, ato qe i jane kushtuar traditave kulturore e artistike te popullit, ato mbi zhvillimet tekniko-shkencore te vendit, me tutje ato per ngjarje me rendesi, per personalitete, per mosha te ndryshme dhe problematika te larmishme, si mund te permenden: Arti i gdhendjes ne dru, Duke perdorur rrezatimet berthamore, Loro Borici, Femijet dhe kukullat, Reportazh nga Mirdita, Kenga e re, Duke filluar nga vetja, Tregim per kohen e lire, Per keto troje etj.
Krahas filmave dokumentare, M. Topallaj ka realizuar edhe gjashte filma artistike. Dollia e dasmes sime (1978), packa se filmi i pare i tij ne kete gjini, eshte edhe me i vleresuari nga kritika dhe spektatori per thjeshtesine dhe vertetesine e ngjarjes, duke ruajtur nje dramacitet te brendshem, pa buje e sforcime patetike, fale edhe nje situate te mevetesishme dhe kontrapunktuale: ne diten e dasmes se saj, nusja pret dhendrin i cili duhej te largohej perkohesisht ne nje mision luftarak te rrezikshem, si korrier i ushtrise clirimtare qe ishte.
Filmat e tjere te tij rrahin subjekte te natyres hetimore, si: Kercenimi, Hetimi vazhdon, Kush eshte vrasesi ose relieve sociale dramatike nga jeta e malesoreve dhe kodet e tyre etnokulturore, qe veprojne ne suaza te qarta historike kombetare, si te Dasma e shtyre dhe Guri i beses. Emigroi ne Itali me 1992, ku me 1999 xhiroi filmin dokumentar II mediterraneo come crocevia di kultura, me te cilin mori pjese ne Festivalin Merano TV Festival.