Aktori dhe regjisori korçar Guri Koço

0

 

 

Guri Koco  (1954). Aktor , regjisor .Lindi ne Korce ,me 6 dhjetor .Kreu Institutin e Larte te Arteve per aktor me 1976 dhe fill me pas u emerua ne teatrin “A. Z. Cajupi” te Korces. Luajti Jagon ne tragjedine Otello te Shekspirit, ku ra  ne sy energjia dhe aftesia per ta mbajtur ndezur e ne tone te larta konfliktin, gjegjesisht konceptin regjisorial, packa se dritehijet,  antinomite  dhe dyzimet qe kjo figure bartte , si qenie komplekse e brejtur nga zilite, nuk arriten te artikulohen sidoqofte ne eperine e paramenduar.

 

Nje nga rolet mbreselenese te tij ishte Valeri te komedia  Koprraci e Molierit (1982), saje te cilit ai e beri te dukshme dhuntine e tij si aktor  i vrullshem, zeplot, pasional, me  prezencen skenike dhe  i imponueshem ne veprim. Ne figure te vrazhde ,nervoze, sa edhe servile misheroi me rolin e drejtorit te drama Mesuesi  i letersise e Ruzhdi Pulahes, sikurse me tutje ate te kryetarit ne dramen Qyteti i akuzuar e Teodor Lacos . Ne rrjedhen e viteve, G. Koco  anoi gjithnje e me shume drejt roleve komike, ku duket se ka edhe prirjet e veta organike . Kjo u deshmua te komedia e Aristofanit , Lisistrata.

 

Pervec energjise, zerit te perpunuar e te forte, ndjesise se vertetesise, ritmik ,krijimit te tensionit dramatik ne diolog, ne aktrimin e tij jane po kaq te pranishme dhe dhuntite e komikes, te cilat me pas do te shnderrohen si synime dhe prirje zoteruese tashme ne fushen e regjisures. Ne vitin 1997 ai vuri ne skene komedine Jovan Bregu refugjat , ku gjallerojne cilesi te mira regjisoriale, por ende ne bulezim e siper.

Me komedine O deputet ,o genjeshtar te Dhimiter Psathait (2002), ngjan se hyn  i sigurte ne udhen e regjise .Te kjo e fundit saje shfrytezimit te hollesive shprehese , nje mizanskene te vrullshme dhe ,sidomos, kujdesit per krijimin e nje larmie karakteresh , beri te mundur zbulimin e kontrapunkteve te befta, qe shkaktonin nje humor te atyperatyshem.

 

E suksesshme ishte komedia Zgjohu Vasil e po ketij  autori (2002), si dhe komedia  tjeter, Puthja e Ksenopullos (2007). Suksesin me te madh  G. Koco e arriti me komedine Hipokritet te Dh. Psathait, saje kjo edhe punes se holle qe pat bere me aktorin e shquar , Aleko Prodani , ne rolin e Kishotit.

Loja me kundershtite , shfrytezimi i situatave qe shkojne deri ne pretendime absurde ,ngulmimi per ta  vjele humorin , me se shumti , nga sjellja  e personazheve te gjendur ne ‘’hall’’ si dhe nga deshira tunduese per te dale me cdo kusht prej situatave te veshtira diskredituese, sikurse nje mori detajesh, gjestesh, veprimesh pantomimike etj. U bene premise te mjaftueshme per suksesin e merituar te kesaj shfaqjeje.

 

Ne krijimtarine e tij ai numuron rreth 80 role. Shumica kryesore! Se fundmi ai realizon me Teatrin e Metropolit, Ser Tobi tek komedia ”Nata e 12” e Shekspirit! Eshte pjesemarres i rregullt ne spekaklin “Portokalli”. Eshte autor i dhjetra libreteve te sukseshem! Ai eshte regjisor i Teatrit te Korces dhe ka ne repertorin e tij mbi 25 shfaqje, kryesisht komedi ne “Ko-ko “ festival i vitit 2018 prezantohet me komedine “Lajzelota” te hungarezit Sholt Pozhgan, shfaqje qe u prit shume mire nga publiku! Vazhdon te jete aktiv edhe sot!

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here