Aktori dhe regjisori Andon Pano (1921-1993)

0

Andon Pano (1921 – 1993). Aktor dhe regjisor. Lindi ne Stamboll te Turqise me 23 prill. Femijerine e kaloi ne fshatin Selce ne Polican te Gjirokastres. Kreu shkollen e mesme “Normale” ne Elbasan. Ka qene nje nga veprimtaret me te shquar te Teatrit Partizan ne zonen e Shqiperise se Jugut.

Drejtoi grupin teatror qendror te Ushtrise Nacionalclirimtare, i cili dha shfaqjen Pleqte dhe lufta, me 24 maj 1944, para delegateve te Kongresit te Permetit, date e cila vleresohet si dita e themelimit te Teatrit Kombetar*.

U aktivizua si aktor ne Tirane dhe ne dhjetor 1944 hyri ne Shkollen Dramatike* te drejtuar nga regjisori Sokrat Mio*. Per dy vjet shkoi me studime dhe per kualifikim profesional si aktor dhe regjisor ne Bashkimin Sovjetik, Moske. U martua me Zina Andrin*, regjisore e njohur e Teatrit Popullor*.

Dha ndihmese te vyer ne ngritjen e nivelit artistik e kulturor te artisteve te ketij teatri. Ishte aktor me te dhena ne lemin e komedise, ku dinte te krijonte karaktere origjinale duke i mbushur me hollesi te shumta shprehese, sidomos ne krijimin e maskes aktoriale, te kostumit, te ojnave karakterizuese, te intonacioneve foljore etj.

Kjo u vu re ne shume role te interpretuara prej tij, posacerisht ne shfaqje te tilla shenjuese ne historine e Teatrit Kombetar, si: Topazi, Martesa, Invadimi, Procesi i Lajpcigut, Halili dhe Nokia, Tartufi, Prefekti, Revizori, Shtate shaljanet etj.

Ka luajtur gjithsej 42 role nga viti 1945 deri tie vitin 1962. Ne pjesen Dasma e madhe luajti rolin e Esat Pashe Toptanit; ne dramen Halili dhe Hajria e Kole Jakoves*, 1950, krijoi nje figure interesante, ate te Sulejman Pashes; role me identitet artistik ishin edhe ato ne dramen Mikroborgjezet e M. Gorkit, ne komedine 14 vjec dhender e A. Z. cajupit*.

Ne vitet 1958-1960 ka qene drejtor i Teatrit Popullor. Ne vitin 1965 u emerua drejtor i Teatrit Qendror te Kukullave ne Tirane*. Ka vene ne skene si regjisor komedine Tartufi te Molierit me 1947 (ku luajti edhe rolin e Tartufit), permes te ciles nxori ne pah dyfytyresine dhe hipokrizine e njerezve tinezare e pa moral si Tartufi, packa se shembellimi regjisorial rrekej te sillte ne skene, me nje stil klasicist, kohen e vdekur te shekullit XVII kur edhe komedia ishte shkruar.

Gjithashtu, arriti sukses me venien ne skene te disa dramave te autoreve shqiptare, si: Besa e Sami Frasherit, 1951; Heronjte e Kasem Trebeshines*, 1951; Vajza nga fshati e Fatmir Gjates*, 1954; la pershtypje te thella sidomos venia ne skene e komedise Prefekti e Besim Levonjes*, nen udheheqjen regjisoriale te rusit A. Kricko, ku shkelqeu loja e Mihal Popit* ne rolin e Qazim Mulletit, sikurse edhe kujdesi per te krijuar nje atmosfere komike e sarkastike ne keqyrjen e dukurise ne pergjithesi dhe te ndodhive e karaktereve, ne vecanti.

Nga pjeset e autoreve te huaj u mirepriten drama Mikroborgjezet e M. Gorkit (1948), Ne kopshtin e jargavaneve e C. Solodar (1955), ceshtje familjare e Ezhin Ljutevskit, (1956); ishte asistent regjisor i V. V. Bortkos ne venien ne skene te tragjedise Hamleti te Shekspirit, me 1960.

 A. Pano ka qene edhe nje kritik e publicist, nje nga njerezit e ditur te teatrit, qe ka shkruar gjere per te, per artistet dhe shfaqjet e ndryshme, sikurse edhe tekstin ne doreshkrim te historise se Teatrit Kombetar, 20 vjet ne Teatrin Popullor, periudhe qe perfshin vitet qysh nga themelimi deri me 1964. Mban titullin “Artist i merituar”. Ndahet nga jeta ne moshen 72 vjecare, me 24 prill 1993.

Ndalohet rreptësisht ripublikimi i këtij shkrimi, sipas nenit 80, ligji 35/2016

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here