Aktori dhe regjisori Alfred Bualoti (1953)

0

 

 

Alfred Bualoti (1953-). Regjisor, aktor. Lindi ne Tirane, me 5 tetor. Mbaroi Institutin e Larte te Arteve* per aktor, me 1974.

Filloi pune si regjisor ne Televizionin shqiptar, me pas beri disa vjet si aktor ne Teatrin e Gjirokastres*, kurse me mbarimin e nje kursi kualifikimi disamujor ne Teatrin Nacional Chaillot ne France, u terhoq nga Teatri Popullor* ne funksionin e regjisorit dhe te aktorit profesionist, ku luajti rolin e Arbenit te drama Tymra qe pastrohen e Zisa Cikulit*, 1974; me pas ate te Gjetanit te Kulla e Hutajve e Kole Jakoves*, 1981; te Artanit te viti 1945 e Teodor Lacos*.

 

Kreu kursin njevjecar per regjisor prane Institutit te Larte te Arteve, me 1982. Ne vitin 1983, vuri ne skene dramatizimin e romanit te Dritero Agollit* Shkelqimi dhe renia e shokut Zylo, se bashku me bashkeregjisorin Andon Qesari*, ku edhe luajti me nje sens te holle humori, ironie, ne linjen e vetedemaskimit, rolin e Zylos. Sprova regjisoriale ne kete shfaqje vijoi me dramen Ne prag te jetes e Dhimiter Xhuvanit*, 1983.

Serish me bashkeregjisorin A. Qesari, ishte i suksesshem sidomos me komedine Pallati 176 te Adelina Balashit*, shfaqje e cila pati nje pritje te bujshme nga publiiku i gjere, e dhene mbi 320 here brenda nje 5-vjecari.

Ai krijoi nje atmosfere te kendshme, duke shfrytezuar mire situatat e keqkuptimeve, kundershtite ne sjelljet ambiguide te personazheve, posacerisht krijimin e nje galerie tipash, nder te cilat spikaten figurat e Jovan Bregut, e Sandrit, e tezes etj.

 

Si perhere me A. Qesarin, do te vinte ne skene komedine Valsi i Titanikut e T. Mushateskut (1989). Tanime nuk u shperfaqen ne menyre te dukshme elementet burleske, as iu mesua enkas aneve argetuese e pa te keq te humorit.

Perkundrazi, koncepti regjisorial u trupezua nepermjet pervijimit te kundershtive dhe karaktereve te njemendta, me pranine edhe te sarkazmes, ndah dhe u ngulmua te nje loje e tipit psikologjik, me nje humor qe rridhte, me se pari, prej komicitetit te karaktereve.

Besa e Sami Frasherit*, 1992, ishte rikonfirmimi i nje vepre fillimtare te dramaturgjies shqipe, duke kerkuar prej saj jo aq rrafshin mitik dhe ekzotik te besesm por rivleresimin social si instuticion njeherit sacral dhe etnologjik shqiptar.

Zgjedhja e kesaj drame ishte edhe nje mision per te pohuar karakterin demokratik te brendesise se saj, posacerisht mirekuptimin klasr, dikur i papranueshem nga kritika zyrtare dhe vete kupola partiake ne shfaqjen e saj te vitit 1951, si kinse zgjidhje kompromisi midis klasave.

Kati i gjashte e A.Zhehri, 1993, solli nje atmosfere sa dramatike po aq komike. Me nje prerje burleske te tipit te farses u konceptua venia ne skene e comedies Tete personazhe plus e Ferdinand Radit*, me 1994. E nje natyre tjeter ishte ajo e komedisa Dua burre (2002) ne kompanine “Publimedia”, pershtatje nga A. Saqellaris (Zonjusha 39 vjec).

Ketu ran e sy format burleske dhe fareske ne vizatimin e karaktereve, tejzmadhimet dhe prania kendellese e elementeve argetuese, bufonda, ekzagjerimet e qellimta ne gjeste, ne menyren e te folurit dhe ne trajtimet plastike.

Ne vitin 2000, inicoi Festivalin Nderkombetar “Butrinti”* ne Sarande, me parapelqim shfaqjet qe sjellin dramaturgjine antike, ate klasike, nga teatro me emer ne vendet e Ballkanit dhe Europes, duke krijuar nje fizionomi artistike dhe institucionale gjithnje eme te spikatur. Festivali mbahej ne teatrin antik te Butrintit.

Ne vitin 2007, vuri ne skene dramen Kambanat e muzgut e Teodor Lacos*, duke sjelle nje imazh dramatik te koheve te dhunshme te fillimviteve pas vendosjes se pushtetit komunist ne Shqiperi, ankthin, tmerrin, burgimet dhe tjetersimet, te gershetuara keto me lindjen e nej dashurie tragjike midis dy te rinjve nga klasa armike, qe sfidojne perkatesite e tyre politike.

 

A. Bualoti ka luajtur dhe ne disa filma si aktor, nder ta: Ramizi te Pertej mureve te gurta, inxhinieri te Dy here mat. Me rolin e Vlashit ne filmin Pylli i lirise frymoi figuren e djaloshit te dashuruar pas kuajve, pyllit dhe lirise, duke e kundruar nen nje optike sa liriko-poetike, po aq e kahut psikologjik.

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here