Aktori Bujar Asqeriu (1956)

0

 

 

Bujar Asqeriu (1956). Aktor. Lindi ne Vlore, me 13 gusht. Mbaroj Institutin e Larte te Arteve*, fill me pas, me 1979, filloi pune si aktor ne teatrin ‘’Petro Marko’’*te Vlores luajti aty mjaft drama, me se shumti role te planit dramatik si ne shfaqjet Fytyra e dyte, Rruga “Budi 723”, Berberi i seviljes, por edhe ne rrafshe satirike dhe me kontrast pune kete midis komikes dhe tragjikes si te Tri mendje ne ankand, duke qene nga aktoret kryesor te kesaj trupe.

Luajti dhe ne komedi; spikati me rolin e sherbetorit te komedia Ariu e Cehovit, permes se cilit dhe figuren e pergjuar e te shastisur te nje muzhiku plak rus, fale mjeteve te holla te groteskut si dhe nje plastike shprehese me dritherimen e trupit, duarve, fytyres dhe tikune perhershem nervor.

Ne vitin 1999 u pranua si aktor ne Teatrin Kombetar*, ku interpretoi rolin kryesor sin e dramat Armiku i popullit e H. Ibsenit, 1999; Njeriu, virtyti dhe kafsha e L. Pirandelos, 2001; Gomone e M. Luarasit *2003. Me Benin te pjata e drunjte, 2005, ai misheroi me nje perjetim te forte njeriun ne konflikt me vetveten, kurse me Liberon te komedia Genjeshtra me kembe te gjata e Eduardo De Filipos, ne teatrin “Bylys”te, Fierit*, 2006, fitoi me inteligjence elementet lirike, satirikedhe ato groteske, duke i shnderuar ne nje harmoni artistike.

Ne Festivalin e Drames Shqipe ne Gjilan,Kosove (2002), Fitoi cmimin si “Aktori me te mire” me rolin e ministrit ne dramen e Shpirti i ujkut te Ferdinand Hysit*, e vene ne skenen e teatrit “Petro Marko”* te Vlores. Permes ketij personazhi ai mashtroi tipin e nje zyrtari te pa afte, fyl,amoral, kinse i ditur dhe i zoti, qe kishte bere kariere fale perfshirjes ne rrethet neoptike te pushtetit dhe aferave korruptive. Serish fitoi cmimin e “Aktorit me te mire “ 2006, ne Fier, me rolin e McLeavy-t, ne dramen satire Preja te Xhon Ortonit, e vene ne skenen e Teatrit Kombetar, me te cilin ofroi nje tip te vecante, tejet e te hutuar e naiv me dukej, por teper dinak.

Aktori luajti bukur me dyfytyrsine, “lojen ne loje”, kontrapunktet e mprehta te ndertuara me finesse. Te vetendjerit e tij arriti ne nje shkalle te larte perputhshmerie me situaten shpirterore te personazhit, gati si e shkrire dhe e njesuar me te. Ne vitin 2007 na dha me vija te ashpra, por shume te dhimshme portretin e Markos nga drama Pamje nga ura e Artur Milerit, me te cilen, permes nje loje te ndjere, eruptive dhe plot temperament, theksoi ndershmerine, dashurine e njeriut te urte, punetor e te paqem, te vrare nga puna, por qe nuk mund ta falte pabesine dhe poshterimin qe i ishte bere.

Egli te komedia Franku V (2008) e Frederih Durenmat solli nje tjeter pamje te aktrimit te tij, lojen me sarkazmen, paradoksine, kundershtite antropoligjike brenda psikes se deformuar te personazhit te zbuluar nje reliev njerezore te vecante, kriminelin e pameshirshem qe vrasjen e ka kryer ne profesion, moral dhe mbijetese. Me 2009 jetesoi rolin e Domeniko Sorianos te “Filomena Marturanto” e Eduardo De Filipes saje nje drejtepeshimi midis qasjes dramatike dhe asaj psikologjike me qasjen hironike dhe vertetesine e reagimit.

B. Asqeriu ka nje temperament te gjalle, ze te plote: eshte i natyshem, organik dhe komunikues. Prirjet kundrejt qasjeve satirike, qe shkojne deri ne nje grotesk te kahut percudnues, me deformime komike si ne veprimet fizike, ashtu dhe ato mimike, duket se i rine mire formatit te tij aktorial.

Nderkaq, ai synon ndryshimin e modelit te vet nga roli ne rol, duke metuar karaktere te mevetesishme, nisur nga ata qe ravijezohen brenda suazes se komikes, te satires dhe te groteskut, e deri tek ata qe ravijezohen ne suazen e dramatikes, heroikes e tragjikes me rolet e protagonisteve, te njerezve te forte, apo te mbartesve te drejtperdrejt te situatave te ankthit e te peshtjellimit shpirteror, me tutje te njeriut si qenie humane, e thyeshme, psikologjike.

B. Asqeriu eshte aktor i njohur i kinematografise shqiptare me 15 role kryesore te rendesishme. Suksesin me te madh e ka arritur me rolet e Telos ne filmin Njeriu i mire (1982), me te cilin jetesoi nje karakter te forte, punedashes, njeriun e sakrifices, me qendrueshmeri morale dhe me ideale, por jo i skematizuar. Me kete rol, ai fitoi dhe Medaljonin e Festivalit V te Filmit Shqiptar.

E njejta prerje vihet re dhe ne filmin Nje emer midis njerezve (1985) nderuar me Medaljonin e Festivalit VI, nepermjet interpretimit te tij filloi permasat e nje figure poetizuar, sakaq edhe te tribunit te fjales se zjarrte ne popull e parlament, por nga here duke bere kujdes per t’iu qasur formatit njerezor te heroit si te tille dhe jo deklamimin a patetiken retorike sikurse dhe vuan teksti.

Packa se ne caste te caktuara ajo ishte edhe patetike, sidoqofte tingelloi e besueshme, energjike dhe pasionale. Me pas luajti me nje ndjenje te ngrohte lirike rolin e Fatosit ne filmin Ne shtepine tone, 1979 etj. B. Asllani eshte edhe nje recitues i njohur i poezise shqipe. Mban titullin “Artist i merituar”.

 

 

 

 

SHARE

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here